E DREJTA KUSHTETUESE
Lënda synon që të studiojë parimet themelore lidhur me organizimin, funksionet dhe qëllimet e shtetit nëpërmjet analizës së detajuar të Kushtetutës së vendit. Në veçanti lënda synon njohjen e instituteve që lidhen me nocionet bazë të shkencës juridike kushtetuese, teoritë e së drejtës dhe të sistemit juridik, parimet themelore, burimet e së drejtës, të drejtat themelore, organet kushtetuese, instrumentat e garancisë, raportet midis RKS me sistemin juridik europian dhe sistemet e ndryshme juridike ndërkombëtare.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në fund të lëndës studentët do të jenë në gjendje që:
- të bëjnë dallimet themelore dhe thelbësore midis institucioneve kushtetuese, ndërlidhjen e tyre dhe funksionimin e tyre praktik;
- të përvetësojnë dhe të bëjnë dallimet e nevojshme teorike dhe praktike të nocioneve, fenomeneve dhe instituteve të së drejtës kushtetuese;
- të sqarojnë dhe t’i analizojnë proceset e ndryshme brenda sistemit dhe rendit kushtetues të RK në të gjitha aspektet e jetës kushtetuese të vendit;
- të njohë bazat e së drejtës dhe të sistemit juridik si parakusht për njohjen e detajuar të lëndëve të tjera juridike;
- të njohë dhe analizojë burimet e së drejtës duke I gërshetuar ato me hierarkinë e normave juridike si edhe me problematikat praktike përkatëse.
Literatura bazë:
- Arsim Bajrami, Sistemi Kushtetues i Kosovës, Prishtinë, 2011;
- Visar Morina, Gjyqësia Kushtetuese, Prishtinë, 2013;
- Arsim Bajrami, Draftimi I Kushtetutës, Prishtinë, 2007.