E DREJTA CIVILE I

Lënda E Drejta Civile I përfshin tërësinë e dispozitave juridike-civile me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore të karakterit pasuror ose të cilat në instancën e fundit marrin karakter pasuror, por që ekzistojnë në mes personave privatë. E drejta civile – pjesa e përgjithshme, përfshin njohjen dhe zbatimin në mënyrë bashkëkohore të parimeve të përgjithshme për marrëdhëniet civile juridike. Gjatë zhvillimit të lëndës studenti do të ketë mundësi që të njihet me institutet themelore të së drejtës private.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të ligjëratave studenti:

  • do të njohë në mënyrë të detajuar institutet e të drejtës civile të ndërlidhura me personat, pronësinë, obligacionet, kontratat, etj;
  • do të përvetësojë stukturën dhe ndarjen e çështjeve që rregullohen;
  • do të thellojë njohuritë juridike të fokusuara në fushën juridiko-civile;
  • do të përvetësojë shkathtësitë e duhura me terminologjinë dhe logjikën e së drejtës civile;
  • do të përvetësojë një metodë analize juridike të raporteve private karshi të cilave njohja e normave dhe e koncepteve përbën thelbin dhe kushtin kryesor.

Literatura bazë:

  • Abdulla Aliu,’’E drejta civile” Prishtinë 2013;
  • Ardian Nuni, "Hyrje në të drejtën civile" (Tiranë: Botimet Morava 2006);
  • Ardian Nuhi, “ E drejta civile-Pjesa e përgjithshme, Tiranë 2009

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US