E DREJTA PENALE I
Në lëndën e Drejta Penale (Pjesa e Përgjithshme) synohet të ilustrohet natyra dhe qëllimi i së drejtës penale si dhe raporti mes të drejtës penale dhe asaj kushtetuese.
Ajo do të trajtojë parimet kushtetuese dhe nocionet themelore të së drejtës penale, strukturën e instituteve kryesore të së drejtës penale
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të lëndës studentët:
- do të fitojnë njohuri të avancuara mbi kuptimin e së drejtës penale, shkencën e së drejtës penale si dhe bazat e legjislacionit penal;
- do të kuptojnë veprimin e ligjit penal në kohë dhe hapësirë;
- do të fitojnë njohuri mbi kuptimin e dënimit penal, llojet e tij dhe mënyren e caktimit të tij;
- do të fitojnë njohuri dhe do të evidentojnë veprat penale si edhe elementet përbërës të tyre;
- do të njohë nocionin dhe strukturën e veprës penale, format e kryerjes së saj dhe traktet themelore të sistemit ndërshkues.
Literatura bazë:
- Ismet Salihu, E Drejta penale, pjesa e përgjithshme, Kolegji Fama Prishtinë, 2012;
- Shefqet Muci, "E drejta Penale e përgjithshme" (Tiranë: Dudaj 2007);
- Ismet Elezi, "Historia e së drejtës penale" (Tiranë: SHBLU 2010)