METODIKA E HULUMTIMIT SHKENCOR DHE SHKRIMI AKADEMIK
Lënda Metodika e Kërkimit dhe Shkrim Akademik synon njohjen e rregullave dhe metodologjisë së kërkimit, hulumtimit si dhe aftësisë për të pasur një punë kërkimore shkencore, bazat teoriko-kritike-analitike, si dhe udhëzimet lidhur me mënyrën se si mund të punohet një punim konkret, studimin e kategorive themelore të shkrimit akademik, njohjen me tipat dhe modelet themelore të shkrimit akademik.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të ligjëratave studenti do të jenë të gjendje që:
- të fitojë e përvetësojë rregullat dhe metodikën e hulumtimit shkencor;
- të aplikojë dhe përdorë rregullat e mësuara gjatë rasteve konkrete të hulumtimeve shkencore;
- të aftësohet në thellimin e njohurive shkencore dhe profesionale, si një lëmi e domosdoshme dhe e patjetërsueshme, për krijim, pavarësim dhe aftësim në kryerjen e punëve në lëmin e studimit dhe më gjerë;
- të kryejë punime me nivel të lartë shkencor (ese, detyra kursi, punime të tjera, punime diplome etj;
- të nxisë të menduarit kritik duke u shfaqur në aktin e ndjeshmërisë së veprës si dhe të kuptuarit të saj.
Literatura bazë:
- Bob Matthews, Liz Ross, Udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane, CDE, 2010;
- Aleksandër Kocani, Metodat e kërkimit sasior në shkencat sociale, Tiranë, 2009;
- Dr. Mit’ hat Shamiq: Si shkruhet vepra shkencore (përkthim në gjuhën shqipe) Shkup, 2008.