FILLET DHE HISTORIA E SHTETIT DHE SE DREJTES

Lënda analizon institucionet politike, sistemet kushtetuese, zhvillimin e institucioneve të së drejtës dhe të drejtat e lirisë përballë pushteteve politike, në një periudhë shumë shekullore të historisë si edhe institucionet e së drejtës dhe shtetit shqiptar ndër shekuj. Ky program bën të mundur njohen e studentëve me historinë e Institucioneve dhe karakteristikat e saj. Përmbajtja akademike e këtij programi përqendrohet në një sërë periudhash duke filluar nga: Institucionet poltike të Lindjes së Lashtë, rënia e Perandorisë Romake e deri në vendosjen e demokracive bashkëkohore, në një hapësirë të gjerë gjeografike dhe kulturore që përfshin Europën, Afriken, Azinë dhe Amerikën e Veriut.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Pas përfundimit të këtij kursi, synohet që studentët do të jenë të aftë që:

  • të kuptojnë zhvillimin historik të ligjit në kulturat më të rëndësishme botërore;
  • ·-të fitojnë një perspektivë të gjerë mbi kulturat e lashta, mesjetare dhe moderne ligjore;
  • të analizojnë burime parësore dhe rëndësinë e tyre në momente të rëndësishme historike;
  • të zhvillojnë aftësistë analitike dhe kritike si dhe të kenë aftësi të diskutimit dhe prezantimit;
  • ·-të kuptojnë konceptin e procesit të zhvillimit të së drejtës në historinë e së drejtës dhe shtetit shqiptar;
  • të interpretojnë lidhjet shkak-pasojë të proceseve, dukurive dhe ngjarjeve të zhvilluara gjatë përpjekjeve të formimit të shtetit shqiptar.

Literatura bazë:

  • Luan Omari,"Parimet dhe Institucionet e së Drejtës Publike", Botimi i 17të, ( Tiranë 2012);
  • Aurela Anastasi, Histori e Institucioneve, (Ribotim i punuar, Tiranë: 2011);
  • Hilmi Ismaili dhe Fatmir Sejdiu, Historia e Institucioneve Juridike dhe shtetërore (Prishtinë: 2009);
  • Fejzulla Berisha, Hyrje në të Drejtën; KGT Prishtinë, 2010

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US