MENDIMI KRITIK
Mendimi kritik, si proces nëpërmjet të cilit ne zhvillojmë dhe mbështesim bindjet tona si edhe vlerësojmë fuqinë e argumenteve në situata reale, është një lëndë e re inovative e cila synon zhvillimin e kapaciteteve potenciale të studentëve. Lënda synon aftësimin e studentëve në zhvillimin e arsyetimit si edhe në zhvillimin e shkathësive analitike.
Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:
Në përfundim të ligjëratave:
- studenti do të kuptojë parimet themelore të arsyetimit i cili çon në vendimmarrje;
- do të zhvillojë aftësinë e të shkruajtur argumentues;
- do të jetë në gjendje që të përpunojë informacionin,
- do të diskutojë çështje të ndryshme të kontestueshme;
- do të ndërtojë argumente të mirë-arsyetuara në një sërë fushash.
Literatura bazë:
- Lewis Vaughn, Chris MacDonald, Fuqia e të menduarit kritik, Qendra për Arsim Demokratik, Tiranë, 2010;
- Sheila Cooper & Rosemary Patton, Writing Logically.Thinking Critically, 8th Edition, Longman, 2014;
- Brooke Noel Moore, Richard Parker, Critical Thinking 11th Edition, McGraw, Hill Education, 2014