BAZAT E SISTEMIT GJYQESOR

Bazat e Sistemit Gjyqësor, ka për qëllim parësor që studentëve në studimet themelore t’u ofrojë njohuritë themelore për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Kjo lëndë në të njëjtën kohë do të shërbejë si një urë lidhëse me lëndët e tjera duke iu mundësuar studentëve që përmes njohurive themelore të fituara nga kjo lëndë, pa ndonjë vështërsi të theksuar, të përvetësojnë lëndët që kanë për objekt studimi çështjet procedurale gjatë viteve vijuese të studimit.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të ligjëratave të kësaj lënde studentët do të kenë njohuritë dhe aftësitë për:

  • të identifikuar, analizuar dhe interpretuar legjislacionin në fuqi, me të cilin janë vënë bazat e përgjithshme dhe të veçanta për organizimin e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës;
  • të kuptuar parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor si dhe rëndësinë dhe efektin e këtyre parimeve në punën e gjykatave në zbatimin e Kushtetutës, ligjeve dhe akteve të tjera normative në përgjithësi;
  • të njohur procedurat e ndërmjetësimit, themelimin, organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Ndërmjetësimit si dhe për të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e ndërmjetësuesve;
  • të kuptuar marrëveshjet e arbitrazhit, procedurat para arbitrazhit si dhe njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit të nxjerra brenda dhe jashtë Kosovës;
  • të njohur mënyrën e organizimit, funksionimit dhe kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së Avokatisë në Kosovë;
  • të kuptuar organizimin, funksionimin dhe shërbimet që ofrohen përmes sistemit të noterisë;
  • të kuptuar organizimin, funksionimin dhe kompetencat e Avokatit të Popullit.

Literatura bazë:

  • “Ri-themelimi dhe Reformimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë 1999 – 2011”, fq. 8 – 11 dhe fq. 23 – 29. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Prishtinë, maj 2011;
  • Ligji nr. 03/L-199 për gjykatat (nenet 8 – 25), i miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovë me 22 korrik 2010 dhe shpallur me dekretin Nr. DL-047-2010, të datës 09.08.2010.
  • Doracak për përgatitjen e provimit të jurisprudencës, UNDP - botimi i tretë, Prishtinë 2008

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US