E DREJTA PUBLIKE

E DREJTA PUBLIKE

Nëpërmjet kësaj lënde studentëve t’u ofrohen njohuri fillestare dhe thelbësore lidhur me karakteristikat dhe tiparet themelore të përbashkëta të shtetit dhe të së drejtës si edhe lidhjen dhe ndikimin e ndërsjelltë midis tyre tyre. Për më tepër, ajo shtjellon në formë parimore konceptet themelore të shkencave të tjera juridike konkrete të cilat shtjellohen më gjërësisht në lëndët e tjera juridike të planprogramit të Fakultetit Juridik pranë Kolegjit Fama.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Në përfundim të ligjëratave studenti do të jetë në gjendje që:

  • Të ketë opinionin e vet themelor lidhur me shtetin dhe të drejtën, si dhe raportet në mes tyre;
  • Të njohë trajtat e shteteve;
  • Të kuptojë konceptin e normës juridike, llojet dhe strukturën e saj;
  • Të kuptojë esencën e sundimit të së drejtës dhe rëndësinë e rendit juridik funksional, rëndësinë e mjeteve juridike dhe rëndësinë e garantimit të sigurisë juridike; të njohë dhe të studiojë burimet e së drejtës;
  • Të njohë aktet dhe llojet konkrete të akteve juridike; të njohë dhe kuptojë marrëdhëniet juridike, krijimin, ndryshimin dhe shuarjen e tyre;
  • të njohë nocionin e interpretimit dhe llojeve; të njohë zbatimin dhe mënyrat e zbatimit të së drejtës;  të njohë sistemin e së drejtës dhe llojet e tij..

Literatura bazë:

  • Luan Omari, “Parime dhe Institucione të së Drejtës Publike”, Botimi i17të(Botues E.Gjika2012);
  • Fejzulla Berisha, Hyrje në të Drejtën; KGT Prishtinë, 2010
  • Arsim Bajrami, Sistemi Kushtetues i Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2011; 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US