PRAKTIKA E MAMISE III/2

Përshkrimi i lëndës:

Kjo është pjesa perfundimtare e praktikave dhe mund të ndërmerret vetëm nëse të gjitha temat e tjera të identifikuara si para-rekuizita janë përfunduar me sukses. Kjo vazhdon të zhvillojë aftësitë e analizës kritike që lidhet me praktikën e mamive. Përmbajtja e praktikes mbulon çështjet profesionale që lidhen me menaxhimin e një ngarkese në punën praktike grupore, rekomandimin për përshkrimin e recetave, referimeve dhe urdhërin për teste patologjike. Trajnimi emergjent në situata kritike të nënave dhe foshnjeve do të mbulohet. Komponenti i praktikës do të përfshijë një bashkëpunim midis mamive,  grupit të grave që përcillen gjatë shtatëzanisë, lindjes dhe periudhës së paslindjes.

 

Qëllimet dhe rezultatet e pritura te mesimit:

Në kuadër të kësaj lënde, studenti do të ketë mundësinë njihet dhe fitoj njohuri bazuar përmes qëllimit dhe objektivave të mësimnxëniens:

  • Të organizojnë praktikën e tyre;
  • Të ofrojnë kujdes të sigurt dhe kompetent ndaj femrave dhe familjeve të tyre;
  • Të demonstrojnë shpjegim klinik për kujdesin e tyre si mami;
  • T’i japin prioritet ofrimit të kujdesit si mami, duke u siguruar që të jetë në kohë dhe efikas;
  • Të menaxhojnë në mënyrë efektive numër të madh pacientësh;
  • Të krijojnë dhe mbajnë marrëdhënie konstruktive me të gjithë anëtarët e ekipit shëndetësor;
  • Të bashkëpunojnë në vendimmarrje që ndikon në kujdesin nga femrave dhe familjeve të tyre;

 

Me përfundimin e lëndës, studentët do të jenë në gjendje të:

  • të demonstrojnë praktikat kompetente dhe të sigurta të mamive që transmetohet përmes një baze dhe dëshmie të fuqishme të njohurive.
  • t’i përdorin burimet e mësimit brenda ambientit të tyre klinik të mësimit për tu siguruar se praktika e tyre është në përputhje me nivelin fillestar të një mamie.
  • kuptojnë dallimin midis rolit të studentit dhe rolit të mamisë së kualifikuar, dhe të jenë të përgatitur që të bëjnë ndryshimin/ tranzicionin;
  • demonstrojnë Standardet Evropiane të Kompetencës për Mami.

 

Literatura:

  • Niko Veizaj, Rezarta Lalo (Petani), Nikita Manoku (red.) Sëmundjet e shtatzanisë dhe sëmundjet gjinekologjike: për studentët e Fakultetit të Infermierisë Tiranë : Toena, 2006
  • L. Stang, Shëndeti riprodhues dhe parandalimi  i shtatëzanisë, 2006. Tiranë
  • Fundamentals of Nursing David L. Heiserman, SweetHaven Publishing Services, Westerville, OH. Original content by Academy of Health Sciences, Fort Sam Houston, TX. 2010.
  • Nursing technical bases” Authors: Entela Murataj, Emirjona Kicaj, Rezarta Petani, Rudina  Ceercizaj, Alekta Gjylbegu, Alida Ramaj 2007
  • The fundamental nursing Process, Lippincot, 2007.

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US