PRESPEKTIVAT E KUJDESIT MJEKËSOR

Përshkrimi i lëndës:

Kjo lëndë përshkruan kuptimet kulturore të ndërlidhura me shëndetin dhe sëmundjet; debatet politike të ndërlidhura me kujdesin shëndetësor, prodhimin e njohurive mjekësore dhe vendimmarrjen shëndetësore; si dhe strukturën e institucioneve sociale që përbëjnë industrinë e kujdesit shëndetësor.

 

Qëllimet dhe rezultatet e pritura te mesimit:

Në kuadër të kësaj lënde, studenti do të ketë mundësinë njihet dhe fitoj njohuri bazuar përmes qëllimit dhe objektivave të mësimnxëniens:

  • Si ndryshon jetën dhe identitetin e njerëzve përvoja e një sëmundjeje;
  • Si duhet vlerësuar rreziqet dhe benefitet e teknologjive të reja mjekësore;
  • A është i mundshëm bashkëpunimi në mes të mjekëve dhe infermiereve;
  • A është qëllim praktik sistemi i drejtë i sigurimit shëndetësor;
  • Kush duhet të vendosë për mosmarrëveshjet etike që kanë të bëjnë me trajtimet, teknologjitë dhe procedurat mjekësore;
  • Çfarë rolesh mund të luajnë infermieret/mamitë në reformimin e kujdesit shëndetësor dhe hulumtimeve biomjekësore;

Me përfundimin e lëndës, studentët do të jenë në gjendje të:

  • Anketa për kuptimin social të shëndetit dhe sëmundjes,
  • Strukturimi social i ndeshjeve biomjekësore, 
  • Struktura e industrisë së kujdesit shëndetësor,
  • Qasjet alternative ndaj organizimit të kujdesit shëndetësor dhe marrja në konsideratë e të dyja barrierave për ndryshim dhe për drejtime të reja të mundshme.

 

Format e mësimdhënies dhe mësimnxënies:

Ligjerata, ushtrime, prezantime, punë seminarike, diskutime në grup, detyra, kuiz, studim rasti, demostrime.

Metodat e vlerësimit dhe kriteret e kalueshmërisë:

Vlerësimi me provim: me shkrim, me gojë apo i kombinuar (me shkrim dhe me gojë). Kriteret e kalueshmërisë janë: Pjesëmarrje aktive dhe interaktivitet gjatë mësimit (10%); Testi i parë (30%); Pjesëmarrje/prezantime në/të: hulumtime, seminare, kuize, studim rasti (30%), dhe testi i dytë (30 %).

Mjetet e konkretizimit/TI:

Kompjuter, LSD projektor, grafoskop,  tabela, paisjet laboratorike për demostrime, etj

Literatura:

  • Kleinman, Arthur, and Don Seeman. 2000. “Personal Experience of Illness.” Pp. 237-238
  • Fox, Renée C. 2000. “Medical Uncertainty Revisited.” Pp. 409-425 in Handbook of
  • Social Studies of Health and Medicine, edited by G. L. Albrecht, R. Fitzpatrick
  • and S. C. Scrimshaw. London: Sage.
  • Relman, Arnold S. 2008. “Industry Support of Medical Education.” Journal of the American Medical Association 300(9): 1071-1073.

 

 

Bashkëpunimi ndërprofesional

Përshkrimi i lëndës:

Kjo lëndë përshkruan bashkëpunimin në mes të profesionistëve shëndetësorë, rregullatorëve, edukatorëve dhe shoqatave profesionale.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura te mesimit:

Në kuadër të kësaj lënde, studenti do të ketë mundësinë njihet dhe fitoj njohuri bazuar përmes qëllimit dhe objektivave të mësimnxëniens:

 

  • Shkathtësitë e të dëgjuarit aktiv dhe ato të komunikimit efektiv lehtësojnë shpërndarjen e informatës si dhe vendimmarrjen.
  • Për të mbështetur dhe ruajtur bashkëpunimin ndërprofesional, në kontekstin e planifikimit, rekrutimit, vendit të punës dhe edukimit ndërprofesional për të mbështetur burimet njerëzore;
  • Alokimet e financimeve afatgjata që mbështesin infrastrukturën e nevojshme dhe kërkesat e teknologjisë informative të bashkëpunimit ndërprofesional;
  • Të njohin kornizën për ekipet ndërprofesionale ku përfshihet sigurimi detyrues për profesionistë të kujdesit shëndetësor që është e pavarur nga sigurimi detyrues i punëdhënësit;
  • Të njohin kornizën rregullatore që u mundëson të gjithë profesionistëve shëndetësorë të përdorin njohuritë, shkathtësitë dhe përvojën e tyre ta kthejnë në praktikë në fushëveprim të plotë dhe të njohin proceset e vendimmarrjes dhe rolet përbrenda bashkëpunimit ndërprofesional;

 

Me përfundimin e lëndës, studentët do të jenë në gjendje të:

  • Kujdesin ndërprofesinal të përqendruar në klient, bashkëpunimin midis klientëve, mamive, infermiereve dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë që punojnë së bashku në nivele të sistemit individual, organizativ dhe të kujdesit shëndetësor.
  • Informimi në vendimmarrje duke vënë në funksion praktikat më të mira të udhëzimeve, protokolleve dhe burimeve do të mbështes bashkëpunimin ndërprofesional;
  • Si të punohet në ekipe të profesionistëve të kujdesit shëndetësor e cila do të sigurojë që pacientët të mund t’i qasen ofruesit më të përshtatshëm të kujdesit shëndetësor në kohën dhe në vendin e duhur.
  • Njohin standardet që garantojnë si ndëroperimin ashtu edhe qasjen nga profesionistë adekuatë ndaj të dhënave elektronike të shëndetësisë;

 

Literatura:

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US