PRAKTIKA E MAMISE II/1

Përshkrimi i lëndës:

Ne fund te praktikës studentët duhet të koordinojë kujdesin e klientit si një mami. Përjetojne situata reale në për mami dhe konsolidohen me aftësitë praktike.

 

Qëllimet dhe rezultatet e pritura te mesimit:

Në kuadër të kësaj lënde, studenti do të ketë mundësinë njihet dhe fitoj njohuri bazuar përmes qëllimit dhe objektivave të mësimnxëniens:

 

  • Studentët do të njoftohen me një sërë çështjesh që ndikojnë në praktikë.
  • Do të prezantohen koncepte të cilat do t’iu mundësojnë studentëve të kuptojnë lidhjet ndërmjet aspekteve fizike, mendore, sociale dhe shpirtërore të grave, dhe se si kjo është e lidhur me kujdesin ndaj grave dhe familjeve të tyre.
  • Do të të hulumtohen çështjet ligjore dhe etike që e mbështesin praktikën e mamive.
  • Studenti ka mundësi  të vlerësojë konceptet dhe analizoj në mënyrë kritike ofrimin e shërbimeve në degën e mamisë.
  • Do të jetë një komponent praktike e lidhur me gjendjen e grave që ata i përcjellin gjatë tërë vitit.

 

Me përfundimin e lëndës, studentët do të jenë në gjendje të:

 

  • Shqyrtojnë dhe analizojnë në mënyrë kritike historinë e degës së Mamisë, e cila e ka formëzuar sot rolin e mamisë në Kosovë dhe Evropë;
  • Të identifikojnë supozimet dhe konceptet në histori që kanë ndikuar në rolin e mamisë;
  • Hulumtojnë lidhjen midis ngjarjeve historike dhe atyre aktuale në praktikën e mamive sot;
  • Të vlerësojnë praktikën aktuale ndërkombëtare të mamive, si dhe marrëdhëniet e saj me praktikën lokale dhe ndërkombëtare të mamive;
  • Të shqyrtojnë politikat dhe sistemet shëndetësore që ndikojnë në praktikën e  mamive;
  • Të analizojnë në mënyrë kritike konceptet e kujdesit shëndetësor parësor që lidhen me praktikën e mamive;
  • Të shqyrtojnë çështjet ligjore dhe etike që kanë ndikim në praktikën e mamive.

 

Literatura:

  • Niko Veizaj, Rezarta Lalo (Petani), Nikita Manoku (red.) Sëmundjet e shtatzanisë dhe sëmundjet gjinekologjike: për studentët e Fakultetit të Infermierisë Tiranë : Toena, 2006
  • L. Stang, Shëndeti riprodhues dhe parandalimi  i shtatëzanisë, 2006. Tiranë
  • Fundamentals of Nursing David L. Heiserman, SweetHaven Publishing Services, Westerville, OH. Original content by Academy of Health Sciences, Fort Sam Houston, TX. 2010.
  • Nursing technical bases” Authors: Entela Murataj, Emirjona Kicaj, Rezarta Petani, Rudina  Ceercizaj, Alekta Gjylbegu, Alida Ramaj 2007
  • The fundamental nursing Process, Lippincot, 2007.

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US