KUJDESI INFERMIEROR NË NEUROLOGJI

Përshkrimi i lëndës:

Studentët kanë njohuri nga anatomia, fiziologjia dhe do të marrin njohuri të reja nga neurologjia lidhur me sindromet dhe sëmundjet më të shpeshta neurologjike, të cilat njohuri janë të nevojshme për planifikimin e drejtë dhe aplikimin e trajtimit fizikal.

Qëllimet  dhe rezultatet e pritura të mësimit

Qëllimet e këtij moduli janë të zhvillojë njohuri të punës së strukturave normale dhe funksionimit të SNQ dhe duke u bazuar në këto njohuri të kuptohen sa më mirë çrregullimet neurologjike, ndikimin e këtyre çrregullimeve në të sjellur, shëndet dhe sëmundje, gjithmonë duke patur parasysh se shumica e sëmundjeve neurologjike shkaktojnë dëmtime të rënda trupore me pasoja të rënda edhe për psikologjinë e njeriut.

Me perfundimin e kesaj lende, studentet  do të:

  • Njohin strukturat anatomike normale të SNQ, raportet topografike të këtyre strukturave
  • Njohin rolin e strukturave te caktuara te SNQ ne raport me funksionin
  • Kuptojnë fiziologjine dhe mekanizmat patofiziologjik te strukturave te caktuara te SNQ
  • Kuptojnë etiologjinë, patogjenezën, simptomatologjinë, klinikën  e sëmundjeve neurologjike
  • Njohin metodat  diagnostikuese në neurologji
  • Njohin mënyrat e trajtimit të sëmundjeve në neurologji / medikamentoze dhe rehabilituese/
  • Do të jenë në gjendje të dallojnë strukturat  dhe funksionimin normal të SNQ, të zgjedhin probleme të ndryshme të patologjisë së SNQ,

 

Literatura:

  • John C.M.Brust. 2013. Neurologjia, diagnoza dhe trajtimi aktual. Dituria
  • Digest of Neurology and Psychiatry. 2013. Abstracts and Reviews of Selected Literature in Psychiatry, Neurology, and their Allied Fields. Editor:Harold I. Schwartz, M.D. Associate Editor: Elizabeth A. Fishe, M.L.S., A.H.I.P The Institute of Living/Hartford Hospital 
  • Antonio Culebras. 2010. Case Studies in sleep neurology. New York
  • Claudia Sommer., Douglas W. 2013. Zochodne, Case Studies in Neurological Pain. New York

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US