PEDAGOGJIA DHE DIDAKTIKA INFERMIERORE

Përshkrimi i lëndës:

Të pajisen studentët me konceptet bazë të pedagogjisë dhe të dinë kujdesjet infermierore për specialitetet e mësipërme.Studentët do të marrin njohuri mbi kontributin kryesor të psikologjisë së shëndetit në përcaktimin e rëndësisë të stileve të jetës dhe të stresit psikosocial në sëmundshmëri dhe vdekshmëri, duke ndihmuar në kuptimin e ndryshimeve personale, subjektive dhe ambientale, përgjegjës të efekteve të këtyre faktorëve mbi shëndetin.

 

Qëllimet  dhe rezultatet e pritura të mësimit

Studentët gjatë kësaj lënde do të njihen me konceptet bazë të pedagogjisë dhe të dinë kujdesjet infermierore për specialitetet e mësipërme. Studentët do të marrin njohuri dhe të përcaktojnë caqet dhe kufijtë e Didaktikës dhe Pedagogjisë Speciale nëpërmjet një rruge njohëse dhe me eksperencë që lejon përballjen e koncepteve dhe tematikave relative në takimin me tjetrin, duke nënvizuar vështirësinë e lidhjes dialoguese me të ndryshmen.

Me perfundimin e kesaj lende, studentet do te dijne :

  • Përftimi i njohurive mbi zhvillimin e individit, duke përfshirë këtu teoritë e Erikson, Piaget dhe Kohlberg.si dhe rolin e infermierit ne edukim
  • Të kuptuarit e parimeve dhe teorive mbi motivimin dhe të mësuarit, të lidhura këto me sjelljen, kognicionin dhe procesimin e informacionit.
  • Përftimi i njohurive mbi teknikat e komunikimit te prinderve me femijet gjate gjithe jetes
  • Përdorin metoda moderne të didaktikes në edukimin shëndetësor.
  • Zgjidhin probleme përmes mjeteve didaktike.
  • Përdorin mendimin kritik në edukimin shëndetësor.

 

Literatura:

  • PEDAGOGJIA , Kraja, M. Tiranë 2006
  • Psikologjia e zhvillimit te femijes Karaj .Th Tirane 2005
  • The fundamental nursing Process, Lippincot, 2007.
  • Advance Nurse, USA, 2008
  • Or Nurse, Usa 2008
  • Mesimdhenia dhe te nxenet Karaj,Tamo,Rapti Tirane 2005

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US