INFERMIERIA NË SHKENCAT SOCIALE DHE PSIKOLOGJIKE

Përshkrimi i lëndës:

Studenti duhet të njohë konceptet kryesore të antropologjisë kulturore me referim të vecantë antropologjisë mjekësore, elementet themelorë të antropologjisë së migrimit, marrëdhënia midis emigrimit, realitetit socio-sanitar, etj. Studim i Psikologjisë është njohja e studentëve të infermierisë me  problemet  më të rëndësishme që  trajton ajo,  pervehtësimim me zell të të gjitha këtyre problemeve,  qënia njerëzore kur sëmuret dhe vihet në pozitat e një pacienti  të shqetësuar, të dëshpëruar, të izoluar, të pashpresë, në varësi të llojit dhe shkallës së përparimit të sëmundjes, mund të pësojë një seri ndryshimesh, të gjëndjes së vet shpirtërore që lidhen me emocionet, motivacionet, mendimet, personalitetin, etj. me të cilat studenti i infermierisë do të njihet gjatë studimit të këtij libri.

Qëllimet  dhe rezultatet e pritura të mësimit

Studenti duhet të njohë linjat themelore të teorive kryesore sociologjike  dhe të metodave kërkimore të sociologjisë, mënyrat e ekzistencës  së bashkësive njerëzore dhe të marrëdhënieve midis individit dhe bashkësisë, ndersa ne studimin e psikologjisë do te njihet me  problemet  më të rëndësishme që  trajton ajo.

 

Studenti do te jete ne gjendje te njohe fushat përkatëse të sociologjisë, si:

  • Përkufizime të sociologjisë, specializimet, shtresëzimet sociale, statusi dhe roli.Sociologjia e mjekësisë dhe sociologjia në mjekësi: bashkëpunimi midis sociologjisë dhe mjekësisë.
  • Socializimi primar dhe socializimi sekondar: mjete dhe objektiva, fillimet e socializimit, agjentët kryesore të socializimit.
  • te fokusohet në studimin shkencor biologjik, psikologjik, njohës, emocional, personalitetin dhe ndryshimet sociale që ndodhin gjatë rritjes dhe zhvillimit te individit.
  • aspekte të veçanta të zhvillimit, kontekstet dhe sferat sociale që i japin formë zhvillimit dhe stresorëve tk individet që rezultojnë nga bashkëveprimet bio-psiko-sociale në zhvillim.
  • efektet e trashëgimisë dhe kulturës, teoritë e mëdha, zhvillimin moral, çështjet e roleve gjinore, seksualitetin dhe çështjet me marrëdhëniet familjare.

 

 

Literatura:

  • Daniel H.Kulp, Introductory Sociology for Students of Nursing, New Jersey, 2006
  • Keesing R., Strathern A. 2007. Antropologjia Kulturore. Tiranë.
  • Lala H.S. 2013. PSikopatologji. Tiranë.
  • Morris. G.Ch., Maisto A.A..2008. Psikologjia - shkenca e proceseve mendore dhe sjelljes njerëzore. Tiranë.
  • Përlala D. 2008. Psikologji e edukimit. Tiranë
  • Simo P. 2008. Psikologji shëndeti. Tiranë.
  • Shehu A. 2008. Psikologji komunikimi. Tiranë
  • Woolfolk A. 2011. Psikologji edukimi. (Botimi XI). Tiranë

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US