ANESTEZIOLOGJIA, REANIMACIONI DHE KUJDESI INFERMIEROR

Përshkrimi i lëndës:

Anesteziologjia paraqet njërën ndër betejat më të mëdha të cilat i ka fituar njerëzimi – betejën kundër dhimbjes. Për pacientin, anestezioni ofron lirim nga dhimbja dhe përmirësim të trajtimit medicinal e deri te shpëtimi i jetës. Pra, anesteziologjia është shkencë, e cila ngërthen në vete: vlerësimin preoperativ të pacientit, kujdesin perioperativ dhe postoperativ, menaxhimin e dhimbjes akute dhe kronike; si dhe, njohjen dhe menaxhimin e pacientëve kritik. Vend të posaçëm i kushtohet reanimimit kardiopulmonal të pacientëve.

Qëllimet  dhe rezultatet e pritura të mësimit

Qëllimi kryesor i lëndës është edukimi i studentëve të cilët pas diplomimit do te disponojnë me njohuri shkencore të avancuara dhe shkathtësi praktike gjithëpërfshirëse në kuadër të kujdesit infermieror në  anesteziologji.

Me përfundimin e kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të:

  • Studenti do të disponoj me nivel të lart të njohurive shkencore që do ti ndihmojnë gjatë praktikës infermieror.
  • Akademik: Studenti do të zhvilloj njohuri të mjaftueshme për hyrje në punën praktike.
  • Klinike: Studenti do të jetë në gjendje që të implementoj përgatitjen për anestezion, të ndihmojë gjatë anestezionit dhe reanimacionit, dhe të kujdeset në periudhën postoperativ, te pacientët të gjitha moshave dhe gjendjeve fizike gjatë intervenime kirurgjike të ndryshme dhe procedura medicinale në lidhje me anestezionin.
  • Hulumtimi: Studenti do te jetë në gjendje që të përgatit projekt hulumtues apo tezë nga njohurit e fituara, në mënyrë të përshtatshme dhe të integruar.
  • Profesionalizmi: Studenti do te mësohet të menaxhoj rreziqet në pune siç janë stresi, abuzimi i substancave dhe rreziqet e mjedisit.

 

Literatura:

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US