KUJDESI INFERMIEROR NË BLLOKUN OPERATIV

Përshkrimi i lëndës:

Vlerësimin preoperativ të pacientit, kujdesin perioperativ dhe postoperativ, menaxhimin e dhimbjes akute dhe kronike; si dhe, njohjen dhe menaxhimin e pacientëve kritik. Vend të posaçëm i kushtohet reanimimit kardiopulmonal të pacientëve.

Qëllimet  dhe rezultatet e pritura të mësimit

Qëllimi kryesor i lëndës është edukimi i studentëve të cilët pas diplomimit do te disponojnë me njohuri shkencore të avancuara dhe shkathtësi praktike gjithëpërfshirëse në kuadër të kujdesit infermieror në  bllokun operator.

Me përfundimin e kësaj lënde studentët do tëjenë në gjendje të:

  • Disponoj me nivel të njohurive shkencore që do ti ndihmojnë gjatë praktikës infermieror.
  • Akademik: Studenti do të zhvilloj njohuri të mjaftueshme për hyrje në punën praktike.
  • Klinike: Studenti do të jetë në gjendje që të implementoj përgatitjen për anestezion, të ndihmojë gjatë anestezionit dhe reanimacionit, dhe të kujdeset në periudhën postoperativ, te pacientët të gjitha moshave dhe gjendjeve fizike gjatë intervenime kirurgjike të ndryshme dhe procedura medicinale në lidhje me anestezionin.
  • Hulumtimi: Studenti do te jetë në gjendje që të përgatit projekt hulumtues apo tezë nga njohurit e fituara, në mënyrë të përshtatshme dhe të integruar.
  • Profesionalizmi: Studenti do te mësohet të menaxhoj rreziqet në pune siç janë stresi, abuzimi i substancave dhe rreziqet e mjedisit.

 

Literatura:

  • Florika Mandro, Majlinda Zahaj, Sonila Jani, Shezai Braho (red.) Bazat e farmakologjisë klinike : për studentët e Sh.L.I Tiranë : Lilo, 2007
  • Alushi F., Jaze N. H. (red.) Sëmundjet e brendshme: për studentët e Fakultetit të Infermierisë të Universitetit "I.Qemali" Vlorë: Triptik, 2005
  • Alushi F., Hoxha Y. (red.) Sëmundjet e brendshme: për studentët e Fak. të Infermierisë Vlorë: Triptik, 2008
  • Murataj E., Kiçaj E., Lalo R., Çerçizaj R., Gjylbegu A., Ramaj A. 2006. Bazat e Teknikave Infermierore. Triptik. Vlorë
  • Përkrahja themelore për jetë dhe Defibrilimi i Jashtëm Automatik (DEA). Publikuar  në tetor 2010 nga sekretariati i Këshillit Europian për Reanimim. vzw, Drie Eikenstraat 661, 2650 Edegem, Belgjikë. www.erc.edu
  • Topi S., Mazniku I., Çela A., Çeka Xh.(red.). Kirurgjia e përgjithëshme. Tiranë: Bota Shqiptare. 2007
  • Topi S., Mazniku I., Çela A., Çeka Xh.(red.). Kirurgjia speciale. Tiranë: Bota Shqiptare,2007

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US