Kujdesi Infermireror në Obstetri dhe Gjinekologji

Përshkrimi i lëndës:

Ky modul do ti njoftojë studentët me llojet e shtatzanive patologjike, identifikimin dhe menaxhimin e shtatëzanisë patologjike. Studenti peregatitet për zotërimin e mënyrave të udhëheqjes së lindjes patologjike dhe menaxhimin, planifikimin e familjes dhe këshillimin për shtatzënësi të shëndetshme.

Njohja me parimet baze ne fushen e obstetrike-gjinekologjise, funksionimi anatomiko-fiziologjik i sistemit genital, lidhur dhe me faktoret endogjene dhe ekzogjene, sic jane zbatimi i normave higjeno-sanitare. Te siguroj studenteve       njohurite  baze            teoriko-praktike të obstetrike – gjinekologjisë. Studentëve do t’u prezantohet natyra gjithëpërfshirëse e mamisë dhe ndikimet e shoqërisë, qeverisë dhe kulturës në lindjen e fëmiut. Rëndësia e vlerësimit kritik të dëshmisë së bazuar në praktikë do të theksohet më tepër.

Qëllimet  dhe rezultatet e pritura të mësimit

Njohja me parimet baze ne fushen e obstetrike-gjinekologjise, funksionimi anatomiko-fiziologjik i sistemit genital, lidhur dhe me faktoret endogjene dhe ekzogjene, sic jane zbatimi i normave higjeno-sanitare.

 

Me përfundimin e kësaj lënde studentët do tëjenë në gjendje të:

  • Marrin pjesë aktive ne repart ne procesin e diagnostifikimit dhe menaxhimin e shtatzanive patologjike, dhe gjate procesit të lindjes.
  • Zbatojne parimet e kujdesit praktik
  • Theksojnë lidhjen mes mamisë dhe profesionisteve tjere të shëndetit
  • Ndërmarrin kujdesin themelor të infermierise për grupin e zgjedhur të klienteve/pacientëve
  • Planifikojë programin e kujdesit për gruan me shtatëzëni normale
  • Përshkruajë rolin e infermierit në të gjitha fushat e punës
  • Analizojne ne mënyre kritike ndikimet socio-ekonomike dhe socio-politike tek femrat shtatzëna
  • Debatojne çështjet e përjashtimit social dhe rezultatet e lindjes
  • Demonstrojne shkathtësi te praktikes se infermiereve

 

Literatura:

  • Obstetrika dhe gjinekologjia nga Adolfo Allegra për përdorimin e Shkollave të Obstetrikës dhe e infermierëve Profesional. Shtëpia Botuese: McGraë-Hill; Libri: Itali-Milano
  • Niko Veizaj, Rezarta Lalo (Petani), Nikita Manoku (red.) Sëmundjet e shtatzanisë dhe sëmundjet gjinekologjike : për studentët e Fakultetit të Infermierisë Tiranë : Toena, 2006
  • L. Stang, Shëndeti riprodhues dhe parandalimi  i shtatëzanisë, 2006. Tiranë
  • Veizaj N., Lalo Petani R., Manoku N.(red.). Sëmundjet e shtatzanisë dhe sëmundjet gjinekologjike: për studentët e Fakultetit të Infermierisë Tiranë. Toena. 2006

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US