FARMAKOLOGJI

Përshkrimi i lëndës:

Studenti do të përvetësojë parimet që rregullojnë ndërveprimin e barnave me vendin e tyre të veprimit (farmakodinamika) dhe ato që rregullojnë përthithjen, shpërndarjen, metabolizmin dhe eliminimin e barnave (farmakokinetika). Kjo lëndë synon tu japë studentëve të Infermierisë bazat e  farmakologjisë së medikamenteve dhe profilet farmakologjike të barnave sipas grupeve farmakologjike të domosdoshme në punën e tyre si infermierë. Do të përshkruhen mekanizmat e veprimit të barnave, efektet farmakologjike, indikacionet e kundërindikacionet, efektet e padëshiruara si dhe dozimi i tyre.

Qëllimet  dhe rezultatet e pritura të mësimit

Kjo lëndë synon tu japë studentëve të Infermierisë bazat e  farmakologjisë së medikamenteve dhe profilet farmakologjike të barnave sipas grupeve farmakologjike të domosdoshme në punën e tyre si infermierë.

Me përfundimin e kësaj lënde studentët do të përvetësojnë:

  • Konceptin e farmakokinetikës dhe farmakokinetikës klinike.
  • Koncepte të farmakodinamikës.
  • Koncepte të farmakoterapisë klinike.
  • Koncepte të formave farmaceutike.
  • Llogaritjen dhe dozimin e medikamenteve.

Format e mësimdhënies dhe mësimnxënies:

  • Ligjerata, ushtrime, prezantime, punë seminarike, diskutime në grup, detyra, kuiz, demostrime.

    Metodat e vlerësimit dhe kriteret e kalueshmërisë:

  • Vlerësimi me provim: me shkrim, me gojë apo i kombinuar (me shkrim dhe me gojë). Kriteret e kalueshmërisë janë: Pjesëmarrje aktive dhe interaktivitet gjatë mësimit (10%); Testi i parë (30%); Pjesëmarrje/prezantime në/të: hulumtime, seminare, kuize, studim rasti (30%), dhe testi i dytë (30 %).

    Mjetet e konkretizimit/TI:

  • Kompjuter, LSD projektor, grafoskop,  tabela, paisjet laboratorike për demostrime, etj.

Literatura:

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US