NITRICION DHE DIETETIKË

Përshkrimi i lëndës:

Rëndësia e ushqimit  në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit. Definicionet për nutricion dhe dietetikë; Materiet ushqyese(Makro dhe mikroelementet).;Nevojat ushqimore të grupeve vulnerabile; Katër hapat themelor në vlerësimin e statusit nutritiv (ushqyeshmërisë);Malnutricioni dhe obeziteti; Dietat te sëmundjet e ndryshme. Parimet bazë nga lëmi i nutricionit dhe dietetikës.

Roli dhe rëndësia e ushqimit. Njohuritë themelore për grupet e nutrientëve, rolin dhe rëndësinë e tyre  në shëndet. Përkufizimi i ushqimit, të ushqyerit, kalorite. Planifikimi racional i ushqimit. Përpilimi i dietave të drejta.

 

Qëllimet  dhe rezultatet e pritura të mësimit:

Studenti te jete ne gjendje te marre njohuri te pergjithshme mbi elementet ushqimor dhe vlerat energjike te tyre të cilët ndiihmojnë në shëndetin e njeriut. Studentet do te njihen per te ushqyerit që është dispozitë bazë, organizmave të qelizave dhe të materialeve të nevojshme (në formën e ushqimit) për të mbështetur jetën. Dietetika është një lëndë e edukimit profesional, objekti i saj është mënyra e të ushqyerit tek njeriu i shëndoshë për një jetë më aktive dhe dietoterapia në patologji të ndryshme, në mënyrë që të përgatisim infermierë/mami për këshillimin e të ushqyerit në komunitet si dhe të aftë të punojnë në klinikë për përgatitjen e dietave në sëmundje të ndryshmë.

Me përfundimin e kësaj lënde studentët do të përvetësojnë:

  • Njohuritë per probleme shëndetësore të përbashkëta qe mund të parandalohen apo të lehtësohet me një dietë të shëndetshme.
  • Njohurite per nje dietë qe një organizëm i referohet asaj që ha.
  • Aftesite per të ushqyerit  e drejte, planifikimin e vaktit, ekonomis dhe përgatitjen,
  • Aftesi për të dhënë këshilla te sigurta me bazë distike, këshilla dhe menaxhimit të individëve (në shëndetin dhe sëmundjet), si dhe të institucioneve.

 

Literaturë:

  • Hoxha A., Molla L. 2007. Dietologjia. Tiranë
  • Bilushi Y. 2006. Dietologjia. Tiranë
  • Subashi G.,  Daci J. 2004. Dietetika e Edukimit Fizik. Tiranë

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US