SHËNDETI PUBLIK ME EPIDEMOLOGJI

Përshkrimi i lëndës:

Studenti duhet te njohe normat baze te kujdesit shendetesor individual dhe komunitar,
semundjet e lidhura me faktoret mjedisor, konceptet baze epidemiologjike, demografike, nocionet thelbesore te edukimit dhe promocionit shendetesor, principet e menaxhimit dhe te administrimit ne mjekesi.Të zhvillojë njohuritë lidhur me kuptimin e epidemiologjisë së sëmundjeve duke kuptuar metodat kryesore epidemiologjike. Të zhvillojë parimet themelore të rëndësisë së informatës epidemiologjike në parandalimin e sëmundjeve. Të aplikojë parimet themelore të epidemiologjisë në sëmundjen specifike. Të ndërlidhë dhe praktikojë epidemiologjinë te pacienti. Të studjojë hulumtimet epidemiologjike në artikujt shkencorë.

Diskutimi me pacientin–cila është ndërlidhja e epidemiologjisë me individin. Të merren në konsiderim njohuritë e epidemiologjisë dhe aplikimi i tyre në praktikë në shëndetësinë publike.

Qëllimet  dhe rezultatet e pritura të mësimit

Studenti duhet te njohiet me normat baze te kujdesit shendetesor individual dhe komunitar,
semundjet e lidhura me faktoret mjedisor dhe konceptet baze epidemiologjike.

Me perfundimin e kesaj lende, studentet do te dijne te sillen dhe aftesojne:

  • individet qe ne menyre te pamvarur te kujdesen per shendetin e vet.
  • te marrin mbi vete nje pjes te pergjegjesise per shendetin.
  • individet qe me kohe te shfrytezojne sherbimin shendetsor per te miren e tyre
  • të jenë në gjendje të diskutojnë dhe spjegojnë definicionin e epidemiologjisë,
  • të jenë në gjendje të përshkruajnë ngjarjet e mëdha historike në epidemiologji,
  • të jenë në gjendje të definojnë shkaktarët e sëmundjes dhe faktorët e rrezikut,
  • të jenë në gjendje të definojnë dhe kalkulojnë senzitivitetin, specificitetin, vlerat negative/pozitive,
  • të jenë në gjendje të lexojnë dhe komentojnë tabelat dhe grafikonet që përdoren për ilustrimin e të dhënave epidemiologjike.
  • lidhur me rolin e epidemiologjisë në programet intervenuese në shëndetësinë publike

 

Literatura:

  • Dr. Begolli I. - Edukimi Shëndetësor, Prishtinë 2001
  • Routasalo P, Isola A. 1998. Touching by skilled nurses in elderly nursing care. Scandinavian Journal of Caring Science 1998;12(3)
  • Courcey Kevin 2001, Investigating Therapeutic touch, The Nurse Practitioner, Volume 26 (11) pp 12/13.
  • Prof. dr Isuf Dedushaj: Epidemiologjia, Parimet dhe Praktika, Prishtinë, 2010
  • Prof. dr Isuf Dedushaj, Prof Dr Isme Humolli: Epidemiologjia speciale e sëmundjeve ngjitëse, Universiteti i  Prishtinës, Prishtinë, 2005.

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US