ETIKA INFERMIERORE ME LEGJISLACION

Përshkrimi i lëndës:

Nga kjo lëndë studentëve u mundësohet të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të reja në çështjet etike, filozofike dhe legjislative.  Lënda zhvillohet, nëpërmjet komentit të kodit deontologjik të infermierit, duke nxjerrë në pah aspektet etike dhe deontologjike që karakterizojnë profesionin e infermierit. Studentët do të mësojnë të vlerësojnë në mënyrë kritike përvojën e tyre dhe praktikën  në bashkëpunim me kolegët e tyre dhe mentorët dhe të shpijnë tutje propozimet për zhvillim në lamine e infermierit.

Legjislacioni dhe shëndeti ka për qëllim arritjen e standardeve më të mira shëndetësore, për të siguruar qasje të barabartë në shërbime shëndetësore dhe për të ngritur investime në sektorin publik.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura te mesimit

Lënda është bazuar në shkencën e etikes, me integrimin e njohurive nga shkencat tjera relevante. Studentët mësojnë të analizojnë ndryshimet dhe sfidat në punë dhe do të vetëdijesohen për rëndësinë sociale të profesionit të tyre dhe do të kërkojnë të  ndikojnë në shëndetin publik dhe në politikat e mjedisit.

 

Me përfundimin e kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të :

  • Krahasoj teoritë e ndryshme mbi etikën, vendimarrjen e bazuar në etikë, të shpjegojë kodin e sjelljes
  • Shqyrtoj çështjet dhe strategjitë në ofrimin e kujdesit shëndetësor
  • Kontribojnë në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore në sistemin shëndetësor
  • Rregullojnë statusin e tyre profesional dhe legjislativ.
  • Kompetenca multikulturale.
  • Dëshmojnë punën e tyre bazuar në praktikë/evidencë.
  • Promovojnë cilësinë dhe arritja e standardeve më të mira shëndetësore, sigurimi dhe qasja e barabartë në shërbime shëndetësore, ngritja e investimeve në sektorin publik.
  • Kuptojnë dhe aplikojnë parimin e pëlqimit të informuar.
  • Vlerësojmë rëndësinë e parimeve etike që qeverisin marrëdhëniet mjek-pacient

(konfidencialiteti, beneficioni, drejtësia, thëniae se vërtetes, pranimi i gabimeve)

  • Të jenë të sensibilizuar për dilemat e përbashkëta etike gjatë praktikës së tyre klinike.
  • Përcaktojnë kompetencën etike dhe kulturore të profesionistëve të kujdesit shëndetësor,

 

Literatura:

  • Prof. Dr. Naser Ramadani: Shëndetësia Publike& Etika, Prishtinë, 2005.
  • MeSH Strategjia e Infermierisë 2004
  • Kuvendi i Kosovës. Ligji Nr.2004/4 Ligji për shëndetësi
  • Apollon Gjebrea: Cikël Leksionesh për Etikën Mjekësore, Tiranë 2007

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US