ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA ME PATALOGJI

Përshkrimi i lëndës:

Studenti do të përvetësojë njohje me ndërtimin antomik të organizmit të njeriut të gjithë sistemeve si muskular-artikular, kardiovaskular, nervor etj. Anatomi normale (forma dhe ndërtimi i trupit të njeriut, duke filluar nga qelizat, indet, organet dhe sistemet e organeve). Anatomia topografike e trupit të njeriut; ndarja e saj në zonat (rajonet), topografia dhe marrëdhëniet  nervore dhe elementet vaskulare , bazuar në pikat e tyre ne sipërfaqe të trupit dhe udhëzimeve të prekshme dhe konvencionale. Anatomia funksionale; ndërlidhja e formës se trupit dhe funksionet e sistemit të organeve. Anatomia klinike; problemet më të zakonshme  klinike të organeve dhe trupit në përgjithësi dhe rrugët më të sigurta për të eliminuar ndërhyrjen e tyre.

Qëllimet dhe rezultatet e pritura te mesimit:

Qëllimi i lëndës përkon me përmbajtjen e lëndës e cila i referohet avancimit të njohurive të studentëve për sa i përket zhvillimit të mekanizmave të shumtë të cilët sigurojnë mbarvatjen e funksioneve vitale të organizmit.  Studenti  duhet të mësoje dhe të kuptojë strukturën e trupit të njeriut, në nivel makroskopik, mikroskopik dhe ultramikroskopik, si dhe mekanizmat e zhvillimit normal dhe të anomalive të bashkëlindura.

Me përfundimin e lëndës, studentët do të jenë në gjendje të:

  • kuptojnë përmbajtjen e lëndës, objektin e studimit dhe rëndësinë e saj dhe aplikimin e saj në jetën e përditshme.
  • të njihen me ndërtimin dhe funksionin themelor të njeriut,
  • t’i dallojnë ndryshimet dhe faktorët e ndryshimeve në trupin e njeriut
  • §njohë karakteristikat morfologjike të indeve dhe të strukturave subqelizore të organizmit të njeriut,
  • marre njohuri te pergjithshme mbi elementet ushqimor dhe vlerat energjike te tyre,
  • §njohe funksionimin dhe ndërtimin në nivel qelizor të organizmit të njeriut.
  • të njihen me ndërtimin dhe funksionin themelor të njeriut,
  • t’i dallojnë ndryshimet dhe faktorët e ndryshimeve në trupin e njeriut 

 

Literatura:

  • Agim Vela, Bajram Nuraj: Koka dhe Qafa, 2000
  • Agim Vela: Abdomeni, 2001
  • Totozani D. etj. Anatomia Normale e Njeriut (për Infermierinë), Tiranë 2001.
  • Çakëri L., Bregu R. Fiziologjia Mjekësore, Tiranë 2000.
  • Kone E., Ceka Xh. Histologjia, Tiranë, 2002
  • Sulçebe G., Hoxha A. Imunologjia Patolkogjike, Tiranë, 2004.
  • Prof. Dr. Naser Ramadani: Shëndetësia Publike& Etika, Prishtinë, 2005.
  • MeSH Strategjia e Infermierisë 2004
  • Kuvendi i Kosovës. Ligji Nr.2004/4 Ligji për shëndetësi
  • Apollon Gjebrea: Cikël Leksionesh për Etikën Mjekësore, Tiranë 2007

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2017 Punuar nga CMD

FOLLOW US