EKONOMIA E TRANSICIONIT

Objektiv kryesor i lëndës Ekonomia e transicionit është kuptimi i proceseve të transicionit dhe transformimi i ekonomisë nga ajo centraliste (komanduese) në ekonomi të tregut (liberale). Gjithashtu, në fokus të veçantë do të jetë përvoja të vendeve të Evropës Qendrore  dhe asaj Lindore rreth kalimit në ekonomi të tregut, e sidomos përvojat e tyre lidhur me privatizimin e pronave shtetërore (shoqërore, publike), përvoja këto të cilat do të shërbejnë si bazë krahasuese e këtyre proceseve dhe reflektimi i këtyre përvojave në ekonominë e Kosovës.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë transformimin e sistemit nga ekonomia e komanduar në ekonominë e tregut të lirë
  • identifikojnë shkaqet e kolapsit të sistemit
  • vlerësojnë konsolidimin e deri tanishëm të sistemit të ri ekonomik
  • debatojnë progresin e tranzicionit dhe të metat e tij
  • lidhin teoritë e tranzicionit me kontekstin e Ballkanit

Literatura themelore:

  • Transition economies: the political economy of Russia, Eastern Europe, and Central Asia, Myant, M. & Drahokoupil, J., Wiley, 2010
  • Transition and Economics, Gerard Roland, MIT, Press, 2000
  • The economics of transition, Marie Lavigne, St. Mertin’s Press, 2001
  • Ekonomia e tranzicionit, Selman Selmani, Riinvest, 2005

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US