E DREJTA KUSHTETUESE

E drejta kushtetuese ofron njohuritë të përgjithshme teorike dhe praktike për kushtetutën dhe sistemin kushtetues dhe institucionet themelore kushtetuese. Në mënyrë të veçantë studentët analizojnë sistemin aktual kushtetues në Kosovë, si dhe kushtetutat moderne dhe ato të shteteve të transicionit. Lënda E drejta kushtetuese synon të arrijë aftësimin teorik dhe praktik të studentëve në të kuptuarit e kushtetutës dhe rolit të saj në ndërtimin e shtetit  të së drejtës, sikurse edhe aftësimin për mënyrat e draftimit dhe ndryshimit të kushtetutave, si dhe njoftimin me modelet reprezentative të kushtetutave dhe sistemeve të qeverisjes në botë, karakteristikat dhe veçoritë e tyre, si dhe sistemin kushtetues në Kosovë.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë sisteme të ndryshme kushtetuese
  • dijnë rolin dhe pozitën e gjykatës kushtetuese në sisteme të ndryshme politike
  • identifikojnë procesin e legjislimit të së drejtës kushtetuese
  • kuptojnë të drejtat dhe obligimet të definuara me kushtetutë
  • diskutojnë interpretimin e të drejtës kushtetuese në kohët e sotme

Literatura themelore:

  • E drejta Kushtetuese , Dr. Kurtesh Saliu,Univ.i Prishtinës, 2003
  • E drejta Kushtetuese, Dr. Krena Laloqi,  Tiranë, 2001
  • Draftimi i Kushtetutës, Dr.Arsim Bajrami, Colegji FAMA, 2007

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US