HISTORIA E CIVILIZIMEVE

Njohuritë mbi civilizimet e ndryshme të botës sot janë pjesë të kulturës së përgjithshme dhe veçanërisht pjesë të dijes profesionale për studentët e shkencave politike dhe të administratës publike. Në këtë lëndë do të diskutohet për historikun, vlerat, transformimet  dhe shtrirjen civilizimeve të ndryshme bashkëkohore, në radhë të parë atij perëndimor, islamik, ortodoks, latinoamerikan, hinduist, kinez, japonez dhe afrikan. Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri dhe do të zhvillojnë aftësi që do t’u ndihmojnë atyre të njihen dhe t’i kuptojnë më mirë kulturat e huaja. Këto njohuri do të kenë vlerë praktike për studentët që do të kenë kontakte me njerëz të kulturave të huaja, qoftë duke punuar në Kosovë apo duke punuar në misione diplomatike dhe konsullore ku kontaktet me njerëz nga kulturat e tjera janë të pashmangshme , qoftë duke i analizuar zhvillimet politike në vendet e civilizimeve të huaja, qoftë për thellimin e njohurive mbi sistemet politike të vendeve të ndryshme, apo duke vazhduar studimet në ndonjë vend të huaj etj. Rritja e mirëkuptimit dhe tolerancës ndaj bashkësive tjera, shmangia e etnocentrizmit dhe europocentrizmit etj., gjithashtu do të jenë vlerë tjetër praktike nga kjo lëndë.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • dijnë zhvillimin kronologjik të civilizimeve botërore
  • identifikojnë sistemet politike në civilizime të ndryshme
  • krahasojnë elemente të ndryshme ndërmjet civilizimeve
  • diskutojnë zhvillimet e civilzimeve
  • dijnë transformimet dhe ndërlidhjet në mes civilizimeve

Literatura themelore:

  • Jerry H. Bentley (ed.): The Oxford Handbook of World History. Oxford: Oxford UP  2011.
  • Richard H. Immerman/Petra Goedde (eds.): The Oxford Handbook of the Cold War. Oxford: Oxford UP 2013.
  • Dan Stone (ed.): The Oxford Handbook of Postwar European History. Oxford: Oxford UP 2012

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US