TEORITË E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

Kjo lëndë ofron njohuri themelore mbi teoritë kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare (MN). Duke u përqendruar në diskutimin e karakteristikave kryesore të llojeve të ndryshme të teorive të MN, programi i lëndës synon të njoftojë studentët më për së afërmi me zhvillimin historik deri në paraqitjen e teorive bashkëkohore të MN, me pikëpamjet e teorive si realizmi, liberalizmi, marksizmi, postmodernizmi, konstruktivizmi, feminizmi, pikëpamjet e teorisë së green politics dhe teorisë kritike. Lënda Teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare siguron njohuri të avancuara të kornizës, modeleve dhe praktikës së MN. Do të shqyrtohen problemet kryesore parimore, çështjet dhe trendët në fushën e MN në baza të modeleve të literaturës shkencore.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • shpjegojnë qasjet teorike të MN
  • analizojnë çështjet politike nga pikëpamja teorike
  • debatojnë zhvillimet aktaule në politikën botërore
  • aplikojnë njohuritë teorike në punimet e tyre
  • kritikojnë idetë e ndryshme në MN

 

Literatura themelore:

  • Theories of international relations, Scot, B. et.al. 5th edition, Palgrave, 2013
  • Tim Dunne/MiljaKurki/Steve Smith (eds.): International Relations Theory. Discipline and Diversity. 3rd ed. Oxford: OUP 2013
  • Marrëdhëniet ndërkombëtare, Joshua S. Goldstain, Tiranë, 2003
  • International Relations: Perspectives and Themes, Conway W. Henderson, Mc.Graw Hills USA 1998.

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US