E DREJTA ADMINISTRATIVE

Lënda E drejta administrative ofron njohuri themelore teorike dhe praktike për të drejtën administrative në përgjithësi dhe në veçanti për të drejtën administrative në Kosovë. Në kuadër të kësaj lënde studentët do të pajisen me njohuri për historikun e zhvillimit të së drejtës administrative, për sistemet e ndryshme të së drejtës administrative, burimet e së drejtës administrative, koncepti dhe llojet e organizatave administrative, fushëveprimi dhe kompetencat e organeve administrative, raportet mes organeve administrative, koncepti dhe llojet e procedurës administrative, koncepti dhe llojet e marrëdhënieve administrativo-juridike, parimet e funksionimit të organeve administrative, institucione që ushtrojnë autorizime publike. Një vëmendje të veçantë brenda lëndës do t’i kushtohet sistemit të së drejtës administrative të Kosovës, duke analizuar organet administrative dhe kompetencat e tyre, si dhe legjislacionin përkatës të fushës së të drejtës administrative (ligjet, rregulloret, udhëzimet, rregulloret e brendshme të organeve administrative etj.)

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë parimet dhe konceptet bazë të së drejtës administrative
  • identifikojnë burimet e së drejtës administrative
  • përshkruajnë procesin e legjislimit dhe implementimit të së drejtës administrative
  • kontekstualizojnë të drejtën admnistrative në rastin e Kosovës
  • kuptojnë hierarkinë institucionale të së drejtës administartive

 

Literatura themelore:

  • Hyrje në shkencat Administrative,  Dr. Esat Stavileci , ETMM të Kosovës, 1997
  • E drejta administrative,  Dr. Ermir Dobjani , Tiranë, 2004

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US