SISTEMET ZGJEDHORE DHE PARTITË POLITIKE

Zgjedhjet dhe partitë politike janë jetike për ekzistimin dhe funksionimin e një sistemi demokratik, sepse partitë politike pushtetin e tyre e fitojnë ose e humbin përmes zgjedhjeve. Përmes kësaj lënde studentët do të aftësohen që të kuptojnë logjikën e proceseve të ndryshme zgjedhore; dallimet mes sistemeve të ndryshme elektorale dhe nënllojeve të tyre, si dhe kombinimet e ndryshme të tyre brenda një modeli zgjedhor; historikun e votës demokratike; llojet dhe hierarkinë e zgjedhjeve; administrimin e procesit zgjedhor dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore. Përveç kësaj, në këtë lëndë studentët do të pajisen me dije për llojet e partive politike, funksionet e partive politike, organizatën e partive politike, transformimet e partive politike, kritikat ndaj partive politike, njohuritë për tipat e sistemit partiak, marrëdhëniet ndërmjet sistemit zgjedhor, sistemit partiak dhe sistemit politik. Për shkak të rëndësisë së madhe që kanë zgjedhjet dhe paritë politike në demokracitë bashkëkohore, studimet elektorale dhe studimet e partive politike janë fusha më e zhvilluar e shkencës politike krahasimtare.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë lidhshmërinë në mes sistemit elektoral dhe sistemit partiak
  • kuptojnë rëndësinë e sistemit partiak për demokracinë
  • identifikojnë llojet e sistemeve elektorale
  • identifikojnë llojet e sistemeve partiake
  • klasifikojnë llojet e partive politike sipas mënyrës së organizimit dhe funksionit

 

Literatura themelore:

  • Handbook of party politics, Katz, R. & Mair, P., Sage Publication, 2006
  • Andrew Reynolds dhe të tjerët, 2005, Electoral System Design: The New International IDEA Handbook, 2005, në pdf. ose versioni i vitit 1997, i botuar edhe në shqip më 2000: Manual i International IDEA për hartimin e sistemeve elektorale, SFINGA, Prishtinë, përkthyese Sazana Çapriqi
  • Legjislacioni zgjedhor i Kosovës (ligji nr. 03/L-073, datë 5.6. 2008 me ndryshimet përkatëse ligji nr. 03/L-256, datë 29.10.2010, si dhe ligji nr. 03/L-072, datë 5.6. 2008) dhe  legjislacioni zgjedhor i Shqipërisë (ligji nr. 10019, datë 29.12.2009)
  • Daniel-Louis Seiler (2009). Partitë politike. Tiranë: UET/Press. Përkth. B. Hyska.

 

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US