POLITIKAT PUBLIKE

Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të marrin njohuri për procesin e krijimit të politikave publike në përgjithësi, si dhe njohuri për disa politika publike të veçanta që janë më të rëndësishme. Gjatë ligjëratave dhe ushtrimeve brenda kësaj lënde studentët do të mësojnë për këto tematika: kontekstin e krijimit të politikave publike, tipologjitë e politikave publike, aktorët në procesin e krijimit të politikave publike dhe qëllimet e tyre, etapat e procesit të politikë-bërjes së politikave publike (etapat e policy procesit), instrumentet dhe qëllimet e politikave publike, teoritë e ndryshme mbi politikat publike (teoritë pluraliste, institucionaliste dhe ato të zgjedhjes racionale), postulatet e ideologjive kryesore politike karshi politikave publike të caktuara. Përveç kësaj, studentët këtu do të mësojnë edhe për karakteristikat themelore të politikave publike të veçanta, siç janë: politika arsimore, politika shëndetësore, politika e mbrojtjes së ambientit, politika ndaj personave me nevoja të veçanta etj. Kjo lëndë, përveç dobive të tjera, studentëve do t’u ndihmojë edhe që të punojnë në mënyrë sa më të suksesshme në ndonjë institucion politik apo i administratës publike që është aktor në krijimin apo zbatimin e ndonjë politike publike.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • definojnë politikat publike
  • përshkruajnë hapat në qarkun e procesit të bërjes së politikave publike
  • kuptojnë kontekstin e politikave, akterët dhe intereset e involvuara në çdo hap të politik-bërjes
  • dijnë modelet e vendim-marrjes në bërjen e politikave
  • shkruajnë policy paper

 

Literatura themelore:

  • Public policy: politics, analysis and alternatives, Michael, E.K. & Scott, R.F., CQ Press, 2014
  • A practical guide for policy analysis: the eightfold path to more effective problem solving, Eugene, B., CQ Press College, 2011

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US