KOMUNIKIMI POLITIK

Komunikimi politik zë një vend të rëndësishëm në funksionimin e çdo shoqërie demokratike. Shoqëritë e sotme demokratike shpeshherë cilësohen si “demokraci të medieve”. Roli i medieve sot është aq i madh sa që për to flitet si për “pushtetin e katërt” apo për “mediokracinë”. Përmes kësaj lënde studentët do të njoftohen për çështjet themelore të komunikimit politik, siç janë: ndikimi i masmedias mbi qytetarët, mbi partitë politike dhe aktorët e tjerë politikë, ndikimi mbi organet e pushtetit shtetëror. Përveç kësaj, studentët do të njoftohen edhe për temat e tjera, si llojet e masmediave (televizioni, radio, shtypi, interneti etj.) dhe komunikimi politik, për mënyrën e të ndërtuarit dhe të kuptuarit të mesazheve politike nga ana e zyrtarëve, gazetarëve dhe qytetarëve, për komunikimin strategjik në fushatat zgjedhore dhe në marketingun politik. Të gjitha këto çështje do të shtjellohen përmes shpjegimit teorik, si dhe përmes analizimit dhe krahasimit të rasteve konkrete nga praktika politike e vendeve të ndryshme, duke përfshirë edhe Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.

 

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë rëndësinë e komunikimit politik në politik
  • dijnë relacionin në mes mediave dhe politikës
  • identifikojnë rolin e mediave në formësimin e opinionit publik dhe kontrollimit të turmave
  • përdorin metodat e reja të komunikimit në menaxhimin e çështjeve politike si: fushata zgjedhore dhe avokimi publik
  • ilustrojnë rolin e teknologjisë në revolucionarizimin e komunikimit politik

 

Literatura themelore:

  • McNair, Brian (2009): Hyrje në komunikimin politik, Tiranë: UET Press, përkth. J. Godole
  • Dominick, Joseph R. (2010): Dinamika e komunikimit masiv – Media në periudhën digjitale, Tiranë: UET Press, përkth. B. Gjergji dhe Rr. Zguro
  • Dominique, Wolton (2009): Të shpëtojmë komunikimin, Tiranë: Papirus, përkth. S. Pasha
  • Maigret, Eric (2010): Sociologjia e komunikimit dhe e medieve, Tiranë: Papirus, përkth. B. Hyska

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US