VETËQEVERISJE LOKALE

Vetëqeverisja lokale është e fushë e rëndësishme e organizimit politik të një shteti. Sidomos është e rëndësishme lidhja e saj me administratën publike. Prandaj, njohuritë nga kjo lëndë do të jenë të dobishme për studentët e shkencave politike dhe të administratës publike. Në kuadër të kësaj lënde do të shtjellohen dispozitat juridike, kartat dhe konventat ndërkombëtare, si dhe praktikat e qeverisjes së mirë që i referohen fushës së vetëqeverisjes lokale. Më konkretisht, nëpërmjet kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri themelore lidhur me parimet themelore të organizimit dhe funksionimit të vetëqeverisjes lokale, kuptimin e vetëqeverisjes lokale, aspektet kushtetuese të vetëqeverisjes lokale, zhvillimin historik të vetëqeverisjes lokale, bazën juridike të funksionimit të vetëqeverisjes lokale, përgjegjësitë dhe kompetencat e autoriteteve lokale, fushat e shtrirjes së vetëqeverisjes lokale, organet e vetëqeverisjes lokale, financimi i vetëqeverisjes lokale, transparenca e organeve të vetëqeverisjes lokale, mbrojtjen ligjore të vetëqeverisjes lokale, raportet e institucioneve të nivelit qendror dhe atyre të nivelit lokal, bashkëpunimi ndërmjet njësive të vetëqeverisjes lokale etj. Një vëmendje të posaçme brenda kësaj lënde do t’i kushtohet organizimit dhe funksionimit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë dhe në vendet fqinje.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë parimet kryesore të qeverisjes lokale
  • ilustrojnë lidhjet në mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale në rende të ndryshme kushtetuese
  • vlerësojnë efektivitetin, efiçiencën dhe llogaridhënjen në qeverisjen lokale
  • krahasojnë qeverisjet lokale në sisteme të ndryshme politike
  • përshkruajnë relacionin në mes qeverisjes lokale dhe demokracisë
  • debatojnë trendet e decentralizimit dhe centralizimit

 

Literatura themelore:

  • Aliu, Agni dhe Stavileci, Esat, 2009, Qeverisja lokale: njoftime themelore dhe shqyrtime krahasimtare, Tetovë-Prishtinë: UEJL
  • Fadil Zendeli, Politika Komunale dhe Decentralizmi i pushtetit, Fakulteti juridik, 2004
  • Esat Stavileci, Hyrje në shkencat administrative, 1997

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US