GJEOPOLITIKË DHE GJEOSTRATEGJI

Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të njoftohen me konceptet themelore dhe tematikat hulumtuese në gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë bashkëkohore. Në këtë lëndë studentët do të mësojnë për marrëdhëniet ndërvepruese ndërmjet politikës dhe hapësirës gjeografike, për pasqyrimet gjeopolitike të botës, për qasjet tradicionale, historike dhe kritike ndaj gjeopolitikës, si dhe për temat nga historia politike bashkëkohore. Do të fillohet me shpjegimin e koncepteve themelore, pastaj do të paraqiten pikëpamjet gjeopolitike që mund të cilësohen si imperialiste, do të vazhdohet me gjeopolitikën e periudhës së Luftës së Ftohtë e deri tek gjeopolitika postmoderne apo e shekullit XXI. Një kujdes të veçantë në këtë lëndë do t’u kushtohet temave aktuale që mbizotërojnë në gjeopolitikën e dy dekadave të fundit, siç janë: terrorizmi, luftërat rreth resurseve natyrore, problemet ekologjike, sëmundjet e ndryshme, përhapja e armatimit bërthamor etj. Pas përfundimit të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje t’i vështrojnë me një sy kritik përplasjet e interesave në arenën politike botërore.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • dijnë teoritë kryesore të gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë
  • kuptojnë parimet bazë të gjeopolitikës
  • përshkruajnë relacionin në mes gjeografisë dhe politikës në rajone të ndryshme
  • lidhin qasjen tradicionale të gjeopolitikës me zhvillimet e reja
  • diskutojnë çështjet politike nga pikëpamja gjeopolitike

 

Literatura themelore:

  • Geopolitics: the geography of international relations, Saul, B.C., Rowman & Littlefield Publishers, 3rd Edition, 2014
  • Geopolitique et geostrategie, Paul Claval, INSB, Paris, 1996
  • Gjeopolitika me gjeopolitika(dispencë), Haxhi Ferati, F.Filozofik, 2005
  • Diplomacia, Henry Kissinger, Tiranë, 1999

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US