POLITIKA E JASHTME DHE DIPLOMACIA

Lënda politika e jashtme dhe diplomacia u ofron studentëve njohuri mbi konceptet themelore të politikës së jashtme, mënyrat e hartimit të politikës së jashtme duke marrë për bazë teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare, njohuri mbi ministrinë e jashtme dhe strukturën e saj, teoritë e diplomacisë, të negociatave si dhe politika e jashtme të SHBA dhe BE në raport me Kosovën dhe rajonin dhe marrëdhëniet transatlantike.

 

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë procesin e politikës së jashtme dhe akterët e involvuar
  • dijnë rolin e interesit kombëtar në bërjen e politikës së jashtme
  • shpjegojnë politikës e jashtme nga perspektiva e teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare
  • listojnë mjetet e politikës së jashtme me fokus të veçantë në diplomaci
  • elaborojnë modelet e bërjes së politikës së jashtme

 

Literatura themelore:

  • Foreign Policy: Theories, Actors, Cases, Smith, S. et.al., Oxford University Press, 2nd edition, 2012
  • Dr.sc. Veton Latifi, Skriptë universitare për politikën e jashtme dhe diplomacinë në formë dispense përgatitur për këtë lëndë nga ana e ligjëruesit, 2008
  • Joshua S.Goldstein, Dituria, Tiranë, 2003

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US