SISTEMI POLITIK I KOSOVËS

Përmes kësaj lënde studentët do të njihen me aspektet kushtetuese dhe funksionimin në praktikë të sistemit politik kosovar. Çështjet themelore që trajtohen në këtë lëndë, ndër të tjera, janë këto: konteksti historiko-politik i çështjes së Kosovës dhe proceset e shtetndërtimit në Kosovë; krijimi dhe funksionimi i institucioneve të administrimit ndërkombëtar dhe institucioneve të vetëqeverisjes vendore në periudhën kalimtare 1999-2008; miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës; organizimi dhe funksionimi në praktikë i legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit në Kosovë; organizimi dhe funksionimi i pushtetit lokal dhe i administratës shtetërore; zgjedhjet lokale dhe nacionale në periudhën 2000-deri sot; partitë politike dhe grupet e interesit; kultura politike dhe komunikimi politik brenda sistemit politik kosovar; të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të pakicave në Kosovë në rrafshin kushtetues dhe atij praktik; problemet e transicionit demokratik dhe shoqëria civile në Kosovë.

 

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • prezantojnë zhvillimin historik të shtetit të Kosovës
  • kuptojnë rendin kushtetues të Kosovës me specifikat e saj
  • diskutojnë demokracinë në Kosovë dhe akterët e përfshirë
  • debatojnë të drejtat e minoriteteve në Kosovë
  • vlerësojnë procesin e integrimit të Kosovës në BE

 

Literatura themelore:

  • Bajrami, Arsim, 2011, Sistemi kushtetues i Republikës së Kosovës, Prishtinë: Artini
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Gazeta zyrtare e Kosovës.
  • Legjislacioni zgjedhor i Kosovës 1999-2012 (rregullat e sistemit zgjedhor të përmbledhura në një dokument pdf)
  • Shehu, Xhelal, 2011, Izbori 2010. – korak natrag u demokratskom razvoju/=Zgjedhjet 2010 – një hap prapa në zhvillimin demokratik, Zagreb: Politicke analize, nr. 6, qershor 2011

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US