PUNA PRAKTIKE

Studentët kanë mundësi që gjatë një semestri të fitojnë një përvojë të çmueshme akademike në institucione të ndryshme politike apo që përkojnë me sfera të ndryshme politike (parlament, ministri, organizata jo-qeveritare, organizata ndërkombëtare, parti politike, institute të hulumtimeve të opinionit publik dhe të fushave politike, media, organizata ndërkombëtare në Kosovë, misione diplomatike, etj), si dhe brenda institucioneve të ndryshme të administratës publike. Puna praktike ka për qëllim që t’u mundësojë studentëve, duke i marr parasysh qëllimet e tyre profesionale, të ndërlidhin atë që kanë mësuar në studimet e tyre të shkencave politike dhe të administratës publike me praktikën që zhvillohet në institucione. Secili prej studentëve do të punojë nën mbikëqyrjen e mentorit të caktuar nga fakulteti dhe nga organizata nikoqire. Në fund të praktikës dorëzohet raporti që i lidh përvojën nga praktika dhe përgatitja akademike e studentit.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • përdorin njohuritë teorike në jetën praktike dhe profesionale
  • adaptohen në ambientin e punës
  • kontribuojnë në vendin e praktikës përmes njohurive të përfituara gjatë studimeve
  • reflektojnë në sfidat e përdirshme që e shoqërojnë vendin e punës
  • aplikojnë parimet etike në vendin e punls të mësuara gjatë studimeve

 

Metodat e vlerësimit dhe kriteret e kalueshmërisë

Vlerësimi përfshin dy komponente: certifikatën si dëshmi për kryerjen e praktikes dhe raportin e praktikës.

Përshkrimi i vlerësimit (%)

 

Përshkrimi I sistemit të vlerësimit:

  • certifikata si dëshmi për kryerjen e praktikes
  • raporti i praktikës

Vlerësimi %

Final mark

 

kalon

kalon

 

nuk kalon

nuk kalon

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US