MENAXHIM DHE LIDERSHIP

Kjo lëndë është e dizajnuar t’u ofrojë studentëve dijeni mbi teorinë dhe praktikat e menaxhimit dhe udhëheqjes. Gjithashtu, studentët do të njihen me konceptet dhe çështjet kryesore në fushën e menaxhimit, lidershipit dhe një varg çështjesh me të cilat dallojnë apo ngjasojnë njëra me tjetrën, si dhe problemet dhe zgjidhjet me të cilat menaxheret dhe udhëheqësit ballafaqohen në aktivitetet e tyre. Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të përvetësojnë njohuri për mjetet themelore dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me dallimin e proceseve politike sipas kritereve të ndryshme, pastaj të përvetësojnë shkathtësi për shkrimin e fjalimeve politike dhe shkathtësi për pjesëmarrje në debate, duke mësuar nga  simulimi i ngjarjeve politike. Një rëndësi të veçantë brenda lëndës do t’i kushtohet aftësimit të studentëve për të bërë projekte cilësore hulumtuese nga fusha e menaxhimit dhe lidershipit.

 

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë parimet bazë të lidershipit
  • kuptojnë parimet bazë të menaxhmentit
  • dallojnë në mes lidershipit dhe menaxhimit
  • listojnë mekanizmat dhe aftësitë e menaxhimit dhe lidershipit
  • identifikojnë modelet e lidershipit dhe menaxhimit

 

Literatura themelore:

  • The 21 irrefutable laws of leadership: follow them and people will follow you, Maxwell, J.C. & Covey, S.R., 10th edition, Thomas Nelson, 2007
  • Yukl, A. Gary, Englewood Cliffs, “Lidership in Organizations”, Nj: Pretince Hall, 2006
  • Dessler, Gary, Upper Saddle River: Prentice Hall, “Management: leading people and organizations in the 21st century”, 2001

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US