KONTROLLI I ADMINISTRATËS PUBLIKE

Ndërtimi i administratës publike që ofron shërbime cilësore për qytetarët, bizneset dhe shoqërinë në përgjithësi, është sfidë jo vetëm për vendet e transicionit, siç është Kosova dhe vendet e rajonit, por edhe për vendet më të zhvilluara të botës. Kontrolli politik (nga parlamenti dhe qeveria) dhe kontrolli gjyqësor i kontribuojnë ndërtimit të një administrate të tillë. Në këtë lëndë studentët, ndër të tjera, do të aftësohen për identifikimin e parimeve bashkëkohore dhe standardeve të cilësisë në fushën e administrimit publik, për kuptimin e indikatorëve të cilësisë, si dhe do të aftësohen për të dhënë propozime për zgjidhjen e problemeve konkrete gjatë punës së tyre, qoftë si analistë apo si punonjës në administratën publike.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • identifikojnë parimet bazë, metodat dhe teknikat që përdoren për të ushtruar kontroll në administratën publike
  • aplikojnë këto teknika për të ushtruar kntrollin në adminstratën publike
  • diskutojnë ekeftivitetin e teknikave në modele të ndryshme të admnistratave pubile
  • vlerësojnë performancën e shërbyesve civil përmes teknikave të matjes
  • krahasojnë efektivitetin e administratës publike në periudha të ndryshme përmes mekanizmave të kontrollit

 

Literatura themelore:

  • Public management and administration, Hughes, O.E. 4th Edition, Palgrave,2012
  • Managing human behaviour in public and non-profit organizations, Denhardt, R.B. et.al., Sage Publications, 2012

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US