ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

Në këtë lëndë studentët do të studiojnë për themelimin e organizatave ndërkombëtare dhe marrëveshjet themeluese, për interpretimin e marrëveshjeve themeluese, për shuarjen e organizatave ndërkombëtare. Në këtë lëndë ata, gjithashtu, do të marrin njohuri mbi subjektivitetin (personalitetin) juridik vendor, subjektiviteti juridik ndërkombëtar dhe shtetet jo-anëtare dhe pasojat juridike të subjektivitetit juridik ndërkombëtar, si dhe njohuri mbi parimet e përgjithshme të përgjegjësisë juridike të organizatave ndërkombëtare, përgjegjësia e shteteve anëtare për veprimin e organizatës ndërkombëtare.

 

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare mbi të cilat krijohen dhe funksionojnë ON
  • diskutojnë raison d’etre të ON
  • vlerësojnë relacionet në mes ON dhe shteteve anëtare
  • kuptojnë organizimin dhe funksionimin e OKB, NATO, dhe organizatave të tjera
  • ilustrojnë pozitën e ON brenda strukturës së governancës globale
  • debatojnë rolin në rritje të ON jo qeveritare në botën e globalizuar

 

Literatura themelore:

  • International Organizations: Politics, Law, Practice; Hurd, I., 2nd edition, Cambridge University Press, 2013
  • Korns, Margaret and Koren Mingst, International Organization: The Politics and Processes of Global Governance, Lynne Riernner Publisher, 2004
  • Dienl Paul F., Politics of Global Governance: International Organizations in a Interdependent World, 3-rd Edition , 2005

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US