E DREJTA NDËRKOMBËTARE PUBLIKE

Kjo lëndë është e dizajnuar që t’i njoftojë studentët me konceptet themelore dhe problemet e së drejtës ndërkombëtare publike dhe rregullimin (rendin) juridik ndërkombëtar. Lënda siguron njohuri për natyrën, strukturën dhe funksionin e sistemit juridik ndërkombëtar, raportin ndërmjet të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës vendore, zhvillimin historik të së drejtës ndërkombëtare, ndarjen e së drejtës ndërkombëtare, parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare, aktorët në të drejtën ndërkombëtare, burimet e së drejtës ndërkombëtare, rregullimin e marrëdhënieve të shteteve, si dhe trajtimin e të drejtave të njeriut dhe ato të pakicave në prizmin e instrumenteve ndërkombëtare për mbrojtjen e tyre.

 

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • dijnë parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare
  • kuptojnë hierarkinë e akteve legale në të drejtën ndërkombëtare
  • listojnë burimet e së drejtës ndëkombëtare
  • identifikojnë akterët dhe institucionet e përfshira në bërjen dhe implemntimin e së drejts ndërkombëtare
  • kitikojnë ndërlidhjen në mes të së drejtës dhe politikës ndërkombëtare

 

Literatura themelore:

  • International law, Shaw, M. N., 7th edition, Cambridge University Press, 2014
  • Dr.sc. Zejnullah Gruda , “E drejta ndërkombëtare publike”, Universiteti i Prishtinës 2007

 

 

 

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US