KOMBI DHE SHTETI

Qëllimi primar i këtij moduli është që t’u jep studentëve mundësi që të thellojnë dhe plotësojnë njohuritë e tyre dhe aftësitë analizuese lidhur me konceptet themelore mbi shtetin, kombin dhe nacionalizmin, duke u fokusuar në teoritë, ideologjitë dhe politikat e tyre gjatë kohës moderne dhe erës globale. Në rend të parë, studentët do të familjarizojnë veten me teoritë dhe argumentet e tyre kryesore lidhur me shtetin, kombin dhe nacionalizmin, identitetin kombëtar, shtetin kombëtar etj., ndërsa nëpërmjet diskutimeve dhe punimeve seminarike do të zhvillojnë aftësitë e të menduarit akademik. Rëndësi e veçantë do ti kushtohet perspektivës konstruktiviste për identitetin dhe presencën  etij në vendet e Ballkanit.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • bëjnë dallim në mes etnisë, kombit, dhe shtetit
  • vlerësojnë identitetin politik komb-shtet dhe shtet-komb
  • kritikojnë nga pikëpamja konstruktiviste lindjen e identiteteve politike ne vendet e Ballkanit
  • krahasojnë nivelin e nacionalizmit në Ballkan me vendet tjera
  • vlerësojnë rolin e identitetit kombëtar e etnik në Kosovë, rajon dhe nivel global
  • debatojnë transformimet e identiteteve kombëtare në kohën e globalizimit

 

Literatura themelore:

  • Pierson, Christopher (2009): Shteti modern,Tiranë: AIIS, përkth. E. Shehi
  • Gellner, Ernest, 2009: Kombet dhe Nacionalizmi, Prishtinë: YiHR, përkth. M. Agani
  • Smith, Anthony D., 2008: Kombet dhe nacionalizmi në erën globale, Tiranë: Dudaj, përkth. E. Sulstarova, f. 225
  • Altermat, Urs, 2002: Etnonacionalizmi në Europë, Tiranë: Phoenix, përkth. A. Klosi dhe B. Lahi

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US