METODAT E HULUMTIMIT NË SHKENCAT POLITIKE

Kjo lëndë u mundëson studentëve të njihen me metodat dhe teknikat e hulumtimeve shkencore që përdoren në shkenca politike. Lënda ka për qëllim t’i njoftojë studentët me specifikat e hulumtimeve në shkenca sociale, e në veçanti në shkenca politike, me çështjet etike të hulumtimeve, rëndësisë së teorisë për hulumtime, si dhe për të etapat (fazat) e procesit hulumtues, duke përfshirë përzgjedhjen e problemit hulumtues, përcaktimin e fushës së analizës, përcaktimin e qëllimeve të hulumtimit, parashtrimin e hipotezave, identifikimin, klasifikimin dhe operacionalizimin e variabëlve (variabël e varur dhe pavarur, indikatorët etj.) , popullatën teorike dhe ndërtimin e kampionit (mostrës), metodat konkrete për mbledhjen e të dhënave (anketa, intervista, analiza e përmbajtjes etj.), puna në terren, përpunimi i të dhënave, interpretimi i të dhënave, si dhe shkrimi i raportit final mbi hulumtimin e kryer.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • dijnë metodat kryesore, parimet dhe teknikat që përdoren në hulumtime në shkenca shoqërore
  • dizajnojnë dizajnë hulumtues për metodat kualitative, kuantitative, dhe metodat miks
  • përdorin teknikat për mbledhje dhe procesim të të dhënave me SPSS
  • bëjnë pyetësor
  • përdorin parimet etike në bërjen e hulumtimeve

 

Literatura themelore:

  • Research design: qualitative, quantitative, and mixed methods approaches, Creswell, J.V. Sage Publications, 2013
  • Research Methodology: Methods and Techniques, 2.ed.,  C.R. kOTHAI, New Delhi, 2004
  • Political Science Research Methods, Janet Butolph Johnson, H.T. Reynalds, Washington Press, 2008

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US