ADMINISTRATA PUBLIKE KRAHASIMTARE

Përmes këtij kursi studentët do të aftësohen që të kuptojnë natyrën dhe funksionimin e sistemeve të ndryshme kombëtare të administrimit publik. Në këtë kurs do të analizohen stilet e ndryshme të administrimit publik, duke u fokusuar në disa nga vendet e zhvilluara perëndimore, vendet e rajonit, vendet në zhvillim, si dhe do të analizohet administrimi publik në nivel të Bashkimit Evropian. Përpos koncepteve, qasjeve, teorive dhe modeleve të ndryshme të administrimit publik, në këtë kurs do të tregohen edhe dallimet themelore midis administrimit publik tradicional dhe new public management-it. Gjatë gjithë zhvillimit të kursit një theks të veçantë do t’i kushtohet shtjellimit përmes metodës krahasimtare. Kjo metodë do t’u ndihmojë studentëve që t’i qartësojnë konceptet bazë të administrimit publik, si dhe do t’i pajisë ata me aftësi më të avancuara analitike.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë lidhshmërinë në mes adimnistrimit publik tradicional dhe menaxhmentit të ri publik
  • përdorin metodën e krahasimit për të krahasuar adminstrata të vendeve të ndryshme
  • dijnë kontekstet e ndryshme në në cilat krijohet dhe zhvillohet administrata publike në sisteme të ndryshme politike
  • kategorizojnë dhe krahasojnë koncepte të administratës publike si: llogaridhënja, rregullimi i kontraktimit dhe pronësisë publike, palët e interesuara dhe konstiturncia e jashtme, dhe menaxhmenti strategjik
  • analizojnë rolin e politikës në administratë publike në demokracitë e reja në Ballkan

 

Literatura themelore:

  • Comparative Public Administration, Chandler, J.Aed.)., 2nd Edition, Routledge, 2014
  • Introduction to comparative public administration, Kuhlmann, S. & Wollmann, H., 2012
  • Management and public administration, Hughes, O.E., Palgrave, 2012

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US