FINANCAT PUBLIKE

Kjo lëndë studentëve u siguron njohuri lidhur me financat publike, si një nga rolet kryesore të politikave makroekonomike dhe instrumenteve themelore për funksionimin e një ekonomie kombëtare si një tërësi dhe si një nënsistem i sistemit ekonomik të vendit. Në këtë lëndë studentët do të marrin dije për të mirat publike dhe shpenzimet, taksat, borxhin publik, alokimin dhe rialokimin e të hyrave, aspektet krahasuese të financave publike në vendet e zhvilluara dhe atyre të transicionit, specifikat e sistemeve fiskale në Republikën e Kosovës, trendët dhe sfidat e tyre, decentralizimi fiskal etj. Studentët, gjithashtu, do të pajisen me njohuri profesionale edhe lidhur me buxhetin dhe fondet jashtëbuxhetore si instrumente kryesore të politikës fiskale, të procedurave rreth përgatitjes, përpunimit, përmbledhjes, miratimit, krahasimit dhe kontrollit të buxhetit, si dhe teknikave të buxhetit, si në nivel lokal ashtu edhe atë qendror. Përveç kësaj, studentët do të krijojnë një pasqyrë të qartë lidhur me funksionimin e një sistemi fiskal të caktuar dhe do të njihen me treguesit kryesorë të politikës fiskale në Republikën e Kosovës, duke i stimuluar ata të bëjnë punime seminarike dhe ese të pavarura nga fusha fiskale.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë parimet themelore të financave publike
  • dijnë procesin e të hyrave dhe shpenzimeve
  • identifikojnë burimet e borxhit publik
  • demonstrojnë qarkun e procesit buxhetor
  • dijnë politikat fiskale dhe monetare

                                                          

Literatura themelore:

  • Public Finance,  Rosen, H. & Gayer,T., McGraw-Hill/Irwin (botimi i 8-përkthyer ne shqip,2007
  • Public Finance and Public Policy, Gruber, J., Worth Publisher ( botimi i dytë), 2007

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US