HISTORIA DHE POLITIKA E BALLKANIT

Historia dhe politika e Ballkanit do të shqyrtojë zhvillimet kryesore politike në vendet e Ballkanit nga fillimi i shekullit XX deri nga fundi i viteve 90-të. Kjo nënkupton se studentët do të arrijnë të krijojnë njohuri solide mbi trajektoren historike nëpër të cilën kanë kaluar vendet e Ballkanit, për të kuptuar kështu ngjashmëritë dhe dallimet e historive të tyre nacionale me ato të popujve tjerët të Ballkanit. Nëpërmjet literaturës primare, ligjëratave, prezantimeve, punës së pavarur hulumtuese, studentët do të jenë në gjendje t’i kuptojnë zhvillimet politike në vendet e Ballkanit që nga shek. XX deri më sot, si dhe njohuritë e fituara do të mund t’i përdorin për të kuptuar më mirë proceset aktuale politike brenda vendeve të rajonit dhe marrëdhëniet politike ndërmjet tyre.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • përmbledhin kronologjikisht zhvillimet politike në Ballkan dhe brenda vendve të tij
  • kuptojnë lloj llojshmërin e reaksioneve të vendve të Ballkanit ndaj influencave të jashtme
  • illustrojnë diferencat dhe ngjashmëritë kulturore, ekonomike e socio-politike ndërmjet vendeve të Ballkanit
  • debatojnë pozitën gjeopolitike të Ballkanit në politikën botërore
  • dijnë nivelin e zhvillimit të Ballkanit krahasuar me rajonet tjera dhe në kohëra të ndryshme

 

Literatura themelore:

  • The Ballkan since the second World Year, R.J.Crampton, London New York, 2002
  • Kkrijimi i shteteve kombëtare në Ballkan, Charls & Barbara Jelavich, Tiranë, 2007
  • Histroia e Ballkanit, George Castelen, Prishtinë, 1997

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US