EKONOMIA POLITIKE NDËRKOMBËTARE

Lënda Ekonomia politike ndërkombëtare ka për qëllim të njoftojë studentët me teoritë kryesore mbi ekonominë politike globale, me marrëdhëniet monetare ndërkombëtare, aktorët kryesorë në ekonominë globale, tregtinë ndërkombëtare, aspektet e financave ndërkombëtare, lëvizjet ndërkombëtare të kapitalit dhe investimeve, eksportit dhe importit. Gjithashtu, studentët do të njoftohen edhe për zhvillimin ekonomik në këndvështrimin e teorive të varësisë (si janë zhvilluar dhe pse janë zhvilluar ekonomikisht disa shtete e disa jo? etj.), transformimin e ekonomisë ndërkombëtare në erën globale, mbi organizatat ekonomike ndërkombëtare (Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Organizata Botërore e Tregtisë etj.) , integrimet ekonomike globale dhe rajonale, sistemin e ri ekonomik ndërkombëtar.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • dijnë qasjet teorike themelore të EPN
  • kuptojnë politikat monetare dhe tatimore
  • kuptojnë sistemet ndërkombëtare ekonomike
  • ilustraojnë sktrukturën e governancës globale
  • kategorizojë akterët dhe institucionet në EPN
  • kritikojnë rolin e akterëve ndërkombëtar në politikat e brendshme ekonomike në kontekste të ndryshme

 

Literatura themelore:

  • International political economy, Oatley, Th., Routledge, 2013
  • International Economics: Theory & Policy, 7-th edition, Krugman P. & Obstfeld M, Pearson Addison Wesley, 2005
  • The world  economy- Trade and  Finance, 7-th edition, Beth V. Yarbrough & Robert M. Yarbrough, Dryden, 2005
  • Marrëdhënie ndërkombëtare, Botimi i 4-të, J. Goldstëin, Dituria, Tiranë, 2001

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US