HISTORIA E MENDIMIT POLITIK

Me anë të kësaj lënde synohet aftësimi i studentëve për t’i kuptuar idetë e ndryshme politike që janë shfaqur nga mendimtarët e ndryshëm prej kohës antike, përmes mesjetës, e deri tek idetë politike bashkëkohore. Gjithashtu, studentët do të aftësohen edhe për t’i kuptuar ideologjitë politike klasike dhe ato bashkëkohore. I gjithë kursi do të zhvillohet përmes një qasjeje kritike ndaj pikëpamjeve të ndryshme të mendimtarëve politikë, si dhe postulateve kryesore të ideologjive politike, gjë që kjo do t’u ndihmojë studentëve të zhvillojnë aftësitë e tyre analitike dhe ato të mendimit kritik. Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë të aftësuar që t’i përcjellin me sa më pak vështirësi kurset e tjera vijuese të shkencave politike.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • dijnë filozofët politik që nga antika deri më sot
  • identifikojnë idetë e tyre dhe çështjet me të cilat janë preokupuar filofofët politik
  • kritikojnë disa nga idetë e tyre
  • interpretojnë mendimet politike nga konteksti në të cilin ato u zhvilluan
  • lidhin këto ide nga kohë në kohë ashtu si edhe janë zhvilluar

                              

Literatura themelore:

  • Political thinkers from Socrates to the present, Boucher, D. & Kelly, P. Oxford, 2009
  • Historia e mendimit politik: Dispensë me materiale mësimore (përgatitur nga Xh. Shehu)
  • Yves Guchet (Iv Gyshe) dhe Jean-Marie Demaldent (Zhan-Mari Dëmaldan), Historia e ideve politike, vëllimi I dhe II, Dukagjini, Pejë, 2005, përkth. Y. Jaka
  • Lee Cameron McDonald (2006), Teoria politike perëndimore, pjesa I (Lashtësia dhe Mesjeta), Tiranë: Ideart, përkth. J. Qineti dhe E. Tahirllari
  • Niccolò Machiavelli, Sundimtari, Rilindja, Prishtinë, 1990, përkth. Gani Hoxha ose Princi (politika dhe kodi moral), UEGEN, Tiranë, 2003, përkth. A. Lleshi

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US