HYRJE NË EKONOMI

Kjo lëndë do t’u ofrojë studentëve njohuritë themelore për kategoritë makroekonomike dhe për teoritë kryesore ekonomike. Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të njoftohen për kërkesën dhe ofertën agregate, llogarinë e të ardhurave nacionale, inflacionin, papunësinë, sistemin bankar, politikën monetare dhe fiskale, shtetin dhe tregun, rolin e shtetit në proceset ekonomike, etapat e procesit ekonomik (prodhimi, shpërndarja, këmbimi dhe konsumi), taksat, teoritë ekonomike mbi zhvillimin etj. Studentët, gjithashtu, do të njihen se si këto aspekte makroekonomike bashkëveprojnë ndërmjet tyre dhe si mendojnë ekonomistët për modelet e këtyre fenomeneve.  Njohuritë nga kjo lëndë do t’u ndihmojnë studentëve për të kuptuar më mirë lëndët e tjera të programit, siç janë Ekonomia politike ndërkombëtare, Politikat publike, Transicioni dhe ekonomia etj.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë parimet bazë të mikro dhe makro ekonomisë
  • dijnë rolin e shtetit në politika ekonomike
  • klasifikojnë sistemet në bazë të nivelit të intervenimit të shtetit në ekonomi
  • përshkruajnë ndërlidhjen në mes ekonomisë dhe politikës
  • shpjegojnë politikat monetare e tatimore, si dhe të hyrat dhe shpenzimet nacionale

 

Literatura themelore:

  • Introduction to economics: social issues and economic thinking, Wendy, A.S., Wiley, 2012
  • Hyrje në Ekonomi, Grup autorësh, Pegi- Tiranë, 2002
  • Hyrje në Ekonomi,  Dr. Musa  Limani, Prishtinë, 2002

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US