HYRJE NË MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE

Lënda hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare u ofron studentëve njohuri bazë mbi aspektet teorike dhe praktike të marrëdhënieve ndërkombëtare (MN) si realitet dinamik politik dhe si disiplinë akademike. Programi i lëndës synon t’i njoftoj studentët për së afërmi për historikun e disiplinës, qasjet dhe shkollat teorike në MN, për faktorët dhe aktorët (subjektet) në MN, veprimtarinë e shteteve në MN, komunikimi në MN, konceptin dhe strukturën e bashkësisë ndërkombëtare, rendin e ri botëror, si dhe për çështjet aktuale të politikës botërore. Njohuritë nga kjo lëndë do t’u shërbejnë studentëve edhe si bazë për thellimin e studimit të tyre për politikën e jashtme dhe diplomacinë, teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare, studimet e sigurisë, gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë, për integrimet politike dhe ekonomike në botë etj.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë qasjet teorike kryesore në MN
  • listojnë konceptet themelore në MN
  • argumentojnë dhe kritikojnë çështjet në MN dhe politikë botërore nga pikëpamja teorike
  • kategorizojnë akterët në MN
  • diferencojnë sistemet ndërkombëtare dhe impaktin e tyre në MN

 

Literatura themelore:

  • John Baylis/Steve Smith/Patricia Owens (eds.): The Globalization of World Politics. An Introduction to international relations. 5th ed. Oxford: Oxford UP 2011
  • Tim Dunne/MiljaKurki/Steve Smith (eds.): International Relations Theory. Discipline and Diversity. 3rd ed. Oxford: OUP 2013.
  • Robert Jackson/Georg Sorensen: Introduction to International Relations. Theories and Approaches. 5th ed. Oxford: OUP 2013.

 

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US