STATISTIKË

Nëpërmjet lëndës Statistika studentët do të aftësohen për përdorimin e metodave kryesore statistikore dhe do të njoftohen për konceptet bazë në fushën statistikore. Gjatë zhvillimit të ligjëratave dhe ushtrimeve studentët do të marrin njohuri për konceptet statistikë dhe metodat statistikore, fushat e zbatimit të metodave statistikore, rëndësia e statistikës për politologët dhe administratorët publikë, për popullatën statistikore, njësinë statistikore, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave, paraqitja grafike dhe tabelore e të dhënave, përqindjet dhe proporcionet, ndërtimi i kampionëve (mostrave), korrelacionet, testimi i hipotezave etj. Gjatë ushtrimeve studentët, po ashtu, do të aftësohen për përdorimin e programeve statistikore për përpunimin e të dhënave, në veçanti për bazat e programit SPSS (Statistical Package for Social Sciences). Pas përfundimit të lëndës studentët do të jenë në gjendje më lehtë t’i përcjellin lëndët e tjera të shkencave politike dhe ato të administratës publike, si dhe do të jenë në gjendje njohuritë dhe shkathtësitë e fituara t’i përdorin në vendin e punës dhe në jetën e përditshme.

Rezultatet e pritura të mësimit

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • dijnë parimet dhe konceptet bazë në statistikë
  • bëjnë analizë statistikore në hulumtime
  • përdorin SPSS për qëllime kërkimore
  • komentojnë rezultatet e kalkulimeve statistikore
  • përdorin mbledhjen dhe procesimin e të dhënave

 

Literatura themelore:

  • Arthur, A. & Elliot, E.C., Statistics for Social and Behavioural Sciences, Pearson, 5thed. 2010
  • Statistika, Dr. Agim Paca, Prishtinë, 2003
  • Statistika – përmbledhje detyrash të zgjedhura, Dr.Agim Paca, Prishtinë, 2003

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US