HYRJE NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Administrata publike përfaqëson një fushë me interes të veçantë për shkencën. Me lëndën Hyrje në administratën publike studentët marrin njohuri themelore mbi administratën publike në përgjithësi, njohuri mbi rëndësinë e ndërtimit të një administrate efikase që ofron shërbime cilësore për qytetarët dhe për funksionimin e ekonomisë, si dhe për funksionimin e shtetit bashkëkohor. Disa nga tematikat që do të shtjellohen në këtë lëndë janë këto: nocioni dhe përkufizimet e administratës publike, historiku i zhvillimit të administratës publike moderne, njohuritë themelore lidhur me parimet dhe institucionet e administrimit publik; roli dhe rëndësia e administrimit publik në shoqërinë e organizuar; struktura organizative e administrimit publik; funksionimi i institucioneve të administratës publike; nëpunësit civilë dhe profesionalizmi e paanshmëria e tyre; kontrolli dhe përgjegjësia e administratës publike; komunikimi në administratën publike; administrata publike si shërbim për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të njeriut, struktura organizative e administratës publike në Kosovë, reformimi dhe modernizimi i administratës publike, postulatet themelore të teorive klasike dhe bashkëkohore mbi administrimin publik etj. Pas përfundimit të lëndës studentët do të kenë dije teorike dhe shkathtësi praktike mbi atë se si duhet të funksionojë një administratë publike bashkëkohore, njohuri dhe shkathtësi këto që mund t’i përdorin për studimin e mëtejshëm të kësaj fushe apo t’i zbatojnë gjatë punësimit të tyre në ndonjë institucion të administratës publike.

Rezultatet e pritura të mësimit        

Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë të aftë të:

  • kuptojnë konceptet dhe parimet bazë të admnistratës publike
  • përshkruajnë burokracinë dhe procesin e politik-bërjes
  • dijnë teoritë kryesore të administratës publike
  • identifikojnë efiçiencën dhe efektivitetin në administratën publike
  • diskutojnë sfidat kryesore që shoqërojnë admnistratën publike në kontekste të ndryshme politike

 

Literatura themelore:

  • Introducing Public Administration, Shafritz, J.M. & Russell, E.W. &  Borick, C.P., Routledge, 2012
  • Nocioni dhe parime të administratës publike, Dr. Esat Stavileci, ETMMK-Prishtinë,2007
  • E drejta administrative I, Dr. Ermir Dobjani, SHBLU- Tiranë, 2004
  • E drejta administrative II, Dr. Ermir Dobjani, SHBLU- Tiranë, 2005

Shpërndaje



© Kolegji Fama. All rights reserved. 2019 Punuar nga CMD

FOLLOW US